HistoriHorizonti.al

Mjet kalimi për në botën tjetër, të përdorura si bimë medicinale. Fakte që mund mos i njihni për mumjet egjiptiane

Kur dëgjoni mbi “Egjiptin e lashtë”, çfarë ju vjen ndër mend? Ndoshta përfytyroni Piramidën e Madhe të Gizës me Sfinksin në plan të parë, maskën e varrimit të Tutankhamunit, apo disa Hyjni kryesisht me fytyra kafshësh. Apo ndoshta mendoni për mumjet. Po çfarë dini vërtet rreth tyre?

Sa kushtonte mumifikimi në Egjiptin e Lashtë

Sipas shkrimeve të një udhërrëfyesi grek në vitet 60-57 Para Erës Sonë, ky proces kushtonte një talent argjendi ose rreth 30 kg, për mumifikimin më të shtrenjtë. Ky çmim ishte gjatë periudhës së Ptolemeut në historinë egjiptiane, kur ka pasur disa konflikte në dinastinë mbretërore, të cilat mund të kenë shkaktuar ndonjë inflacion.

Sot kostoja e lëndës së parë për një mumifikim, duke përfshirë lirin, karbonatin e natriumit, rrëshirën dhe temjanin arrin rreth 3.600 dollarë. Sidoqoftë, e gjithe procedura kushton në total gati 70 mijë dollarë, dhe biznese të ndryshme ofrojnë mumifikimin e trupave të njerëzve, por edhe të kafshëve shtëpiake.

Mumifikimi i kafshëve, mund të kushtojë 7000-100.000 dollarë. Ndërkohë, një varrim i thjjeshtë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 kushtonte mesatarisht mes 7.000-10.000 dollarë, ndërsa djegia e trupit kushton 1.000 dollarë.

Mumjet si bimë medicinale

Mumjet janë përdorur si një ilaç rreth vitit 400 te Erës Sonë deri në shekullin XIX-të. Koncepti bazohej në përdorimin e bitumit natyror, me të cilin evropianët besonin se ishin mumifikuar egjiptianët. Por ai ishte tërësisht i padobishëm si medikament, pasi egjiptianët e lashtë përdornin rrëshirë, e cila ngjan me bitumin por nuk ka përfitime shëndetësore.

Në fakt, rrëshira ishte ndoshta më e mirë për t’u konsumuar se sa bitumi, që kohët e fundit u zbulua se ishte kancerogjen.Në Mesjetë, të pasurit do të blinin mumje të mbajtura mirë për t’i përdorur si ilaç, dhe besimi se mumjet që ishin të dobishme për shëndetin vazhdoi gjatë gjithë viteve 1800.

Kur mumjet ishin shumë të vështira për t’u gjetur, në vend të tyre përdoreshin trupa të dehidratuar të kriminelëve. Mbetjet njerëzore përzihehsin me mjaltin, për të krijuar një shurup të ëmbël medicinal. Në disa raste përgjatë historisë, njerëzit u mumifikuan me mjaltë, veçanërisht për shndërrimit e mjaltit në një ilaç, që pretendohej se ishte në gjendje të shëronte çdo sëmundje.

Mumifikimi si garanci e jetës së përtejme

Mumifikimi, ishte ndoshta aspekti më i rëndësishëm i praktikave fetare të lashta egjiptiane. Egjiptianët e lashtë, besonin se mumifikimi ishte i nevojshëm për të hyrë në botën e përtejme. Ata besonin se pasi dikush vdiste dhe mumifikohej siç duhej, i ndjeri do të përdorte trupin e tij fizik gjatë udhëtimit, prandaj dhe i ruanin trupat e të vdekurve.

Pjesë e këtij udhëtimi ishte gjykimi nga Osiris (Zoti i jetës së përtejme) dhe 42 gjyqtarë. Anubis, Zoti i mumifikimit, do ta drejtonte të vdekurin në udhëtimin e tij dhe Tot, Zoti i mençurisë, do të peshonte shpirtin e të ndjerit. Shpirti gjithashtu do të udhëtonte me Zotin Ra përmes botës së përtejme.

Feja e egjiptianëve të lashtë, bazohej rreth vdekjes dhe jetës së përtejme. Praktika gjithnjë e më e përmirësuar e mumifikimit, u bë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së Egjiptit të lashtë, pasi mumjet kërkonin shërbimet e floktarëve dhe kozmetistëve, si dhe mjeshtrave zdrukthtarë për të ndërtuar sarkofagë, për të mos përmendur piramidat dhe varret më pak të përpunuara.

Mundësi më të lira mumifikimi

Në Egjiptin e lashtë, shtresat më të ulëta në përgjithësi, mund të përballonin vetëm një mumifikim të paplotë. Ky nuk përfshinte një arkivol apo sarkofag, dhe zakonisht përmbante vetëm dehidratimin e trupit, me disa ose të gjitha organet që mbeteshin të paprekura.

Truri cilësohej si pjesa më pak e rëndësishme në Egjiptin e lashtë, dhe për këtë arsye ishte i fundit në rradhë që zhvendosej.

Mumifikimi i hershëm dhe jo i plotë, shpesh e linte trurin të paprekur, gjë që tregohet nga një hundë e paprekur. Ndonjëherë, një familje shumë e varfër do ta vishte të vdekurin vetëm me rroba, dhe do ta varroste nën rërën e shkretëtirës për disa ditë ose javë, derisa të thahej trupi. Pastaj, trupi i zgavruar do të lyhej me tretës do të varrosej përgjithmonë.

Ndërkohë, varret e të pasurve dhe mbretërve zbukuroheshin me mbishkrime nga Libri i të Vdekurve, tekstet piramidale dhe tekstet e arkivolit. Ndarja mes të pasurve dhe të varfërve në Egjiptin e lashtë, ishte veçanërisht e dukshme në praktikat e varrimit.

Mallkimi i mumjes

Koncepti i mumjes ose i varreve të mallkuara nuk u shpik nga egjiptianët, por nga shkrimet që kishin për qëllim të shkaktonin bujë. Baza e vetme e këtyre mallkimeve, janë kërcënimet e shkruara në varre për ndëshkimin hyjnor në rastin e mosrespektimit te të vdekurve, dhe që synonte kryesisht dekurajimin e grabitësve të varreve.

Megjithëse disa mumje kanë ruajtur mykun e lashtë, shkencëtarët kanë përcaktuar që ky myk nuk është i rrezikshëm. Paralajmërimet me shkrim, kundër hapjes së varreve egjiptiane, datojnë në Mesjetë dhe përshkruajnë cilësitë e këqija dhe mbinatyrore që zotërojnë mumjet.

Mallkimi më i famshëm i supozuar, është ai i varrit të Mbretit Tutankhamun, ose Mallkimi i Faraonit. Financieri që financoi gërmimet tek varri i Tutankhamonit, vdiq nga një sëmundje e shkaktuar nga mushkonjat, dhe arkeologu Hauard Karter, që zbuloi varrin, vdiq 16 vjet më vonë. Ideja e një mallkimi u shpërnda nga shkrimtari i romaneve fiksion Sër Artur Konan Dojl. Në atë shënim, Shekspiri kishte gjithashtu një formë mallkimi në varrin e tij, për të frikësuar hajdutët e  varreve. / Listverse – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button