Thenie

“Nëse i mohon të vërtetën një femre, dije se ajo do të bëjë të besosh vërtet gënjeshtrat e saj”. Disa thënie të mençura…

“Vetmia nganjëherë është mikesha më e mirë… Nuk te flet, nuk të shqetëson, nuk të bën kurrë pyetje, thjesht rri dhe të bën shoqëri”.

“Ka njerëz të cilët e kanë zemrën aq të madhe, saqë në të mund të hysh pa trokitur. Ka të tjerë që e kanë aq të brishtë saqë u thyhet me një të prekur”.

“Buzëqeshjet humbin atëherë, kur ti ia fal dikujt dhe ai nuk kujtohet më të ta kthejë”.

“Të thuash të vërtetën dhe ta bësh dikë të qajë, është më mirë se sa të gënjesh e ta bësh të buzëqeshë”.

“Njeriu kur ndjen dhimbje, është i gjallë. Por kur ndjen dhimbjen e tjetrit, atëherë është njeri”.

“Paratë mund të bëjnë një mashkull të pasur , por është edukata ajo që të bën zotëri”.

“Nëse i mohon të vërtetën një femre, dije se ajo do të bëjë të besosh vërtet gënjeshtrat e saj”.

“Mos lejo kurrë që zemra të vendosë ‘presje’, aty ku mendja është e sigurt që duhet vendosur ‘pikë’”.

“Është shumë më fisnike t’i shmangesh situatave të pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes”.

“Një person i tretë asnjëherë nuk krijon problem midis dy njerëzve. Është një problem midis të dyve që krijon hapësirë për personin e tretë”.

Leave a Reply

Back to top button