Çfarë ka më të lehtë, në kontekstin e sotëm politik, se sa ta lexosh konfliktin global si një luftë mes të shenjtës dhe laikes, duke ia veshur fajin një Zoti unik? Ja pra, fajtori i vërtetë, shkëndija… “Zoti nuk është i madh” – e akuzojnë për obskurantizëm, bestytni, intolerancë. Akuza, e cila përsëritet tashmë prej kohësh, përmblidhet madje në refrenin: “Zoti është dhunë”.
Shembujt për t’u nxjerrë do të ishin të shumtë. Por për këtë qëllim, mjafton të shfletosh faqet e librit të Michel Onfray, “Traktat i ateologjisë”, i cili vite më parë pati një sukses të madh në Francë, duke arritur të shesë 150 mijë kopje. Kundërshtari i Onfrayt është monoteizmi, të cilit i përvishet fort: “Monoteizmi niset nga prirja për vdekjen, dashuron vdekjen, është i joshur nga vdekja, e shijon vdekjen, magjepset prej saj”. Vrasje, masakra, krime të tmerrshëm: “Prapa gjithë këtyre gjërave të neveritshme, vargjeve të Torah, të Ungjijve, të Kur’anit, që legjitimojnë, justifikojnë dhe bekojnë”.
Pozicioni i Onfrayt, që i detyrohet shumë librave të Jean Soler, është emblematik edhe për arsye të tjera. Mbi të gjitha sepse, duke dashur të godasë burimin e monoteizmit, nis sulmin kundër hebrenjve. “Hebrenjtë që shpikën monoteizmin, shpikën edhe gjithçka që e shoqëron sot atë”. Në mënyrë të veçantë shpikën “luftën e shenjtë”. Xhihadi përmbahet tek Torah. “Një Zot i vetëm, luftëdashës, i pamëshirshëm, një luftëtar i pamëshirshëm, në gjendje të galvanizojë trupat e tij dhe të shfarosë, pa një pa dy, armiqtë e tij”: ky është Zoti i hebrenjve, të cilët nuk janë distancuar asnjëherë…
[real3dflipbook id=”1067″] |