Në këtë artikulll ju sjellim disa nga thëniet më motivuese për femrat. Ato njihen si delikate, por me motivimin dhe standardet e duhura, mund të arrijnë shumë në jetë.
“Mbaji takat dhe standardet e tua në jetë të larta!”
“Mos ji një femër që ka nevojë për një mashkull. Ji një femër, për të cilën një mashkull ka nevojë”.
“Një femër e fortë është ajo që i ndihmon femrat e tjera të rriten, në vend që t’i ulë ato”.
“Zemër, ti je një princeshë, një luftëtare e vërtetë dhe nuk ka asnjë vështirësi që ti nuk mundesh ta kalosh dot”.
“Vendos synime në jetë. Lutu për to. Çohu dhe puno fort për t’i realizuar”.
“Bukuria nis në momentin që ti vendos të jesh vetvetja. Ji vetvetja dhe do e shohësh transformimin për mirë tek vetja jote”.
“Në jetë merr atë që ke guximin për ta kërkuar. Fillo të kërkosh gjëra të mëdha dhe me vlerë”.
“Unë besoj tek të qëndruarit e fortë, edhe kur gjithçka shkon keq. Unë besoj se vajzat e lumtura janë më tëbukurat. Unë besoj se e nesërmja është një ditë tjetër dhe unë besoj se çdo femër mund të bëjë mrekulli”.
“Ka kaq shumë arsye për të qenë e lumtur. Mjaft u mërzite për gjëra të vogla. Ti meriton të jesh e lumtur dhe duhet të përqendrohesh tek lumturia jote”.
“Pyetja që duhet t’i bësh vetes përpara arritjes së një synimi që i ke vendosur vetes, nuk duhet të jetë: “Kush nuk do të më lejojë?”, por “Kush do të guxojë të më ndalojë?”.