Thenie

“Mos mbani para, mbani shoqërinë e njerëzve të mirë”. Thënie të papërsëritshme nga Nikolai Gogol

Nikolai Gogol ka qenë një autor i njohur origjinë ruse, e një sërë novelash të shkurtra, ende të njohura në ditët e sotme dhe të studiuara në shkolla. Më poshtë po ju njohim me disa nga thëniet e tij më brilante.

“Sa më gjatë dhe më me kujdes ta shohim një histori gazmore, aq më e dhimbshme bëhet ajo”.

“Unë jam ky që jam dhe ky jam unë”.

“Gjithsesi, sa më të kota të jenë fjalët e një budallai, ndonjëherë mjaftojnë ta ngatërrojnë mendjen e një të zgjuari”.

“Gjithmonë mendoni për atë që është e dobishme dhe jo për atë që është e bukur. Bukuria vjen vetë”.

“Ka raste kur një grua, pavarësisht se sa e dobët dhe e pafuqishme në karakter mund të jetë në krahasim me një burrë, papritmas bëhet jo vetëm më e fortë se çdo burrë, por edhe më e fortë se çdo gjë dhe gjithçka në botë”.

“Asgjë nuk mund të jetë më e këndshme sesa të jetosh në vetmi, të shijosh spektaklin e natyrës dhe herë pas here të lexosh ndonjë libër”.

“Por rinia ka gjithmonë një të ardhme. Sa më shumë i afrohej diplomimit, aq më shumë i rrihte zemra. Ai tha me vete: “Kjo ende nuk është jetë, kjo është vetëm përgatitja për jetën””.

“Mos mbani para, mbani shoqërinë e njerëzve të mirë”.

“Edhe një gur ka përdorimet e tij, dhe njeriu që është më inteligjenti nga të gjitha krijesat duhet të jetë i dobishëm, apo jo?”

“Kjo botë është plot me marrëzitë më skandaloze. Ndonjëherë ndodhin gjëra, për të cilat vështirë se do të mendonit se ishin të mundshme”.

Back to top button