Thenie

“Mos të vijë keq për të vdekurit. Duhet të vijë keq për të gjallët e sidomos, për ata që jetojnë pa dashuri”

Me siguri shumë prej jush i kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë romanet e “Harry Potter”. Të mbushur me mister, plot ndjena dhe mesazhe fantastike, këto romane jo vetëm janë ndër më të shiturit, por edhe i kanëdhënë kuptim fëmijërisë së shumë personave. Unë jam ndër ta që i kanë lexuar librat dy a tre herë secilin vëllim dhe kam parë po aq shumë edhe filmat e realizuar. Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet më tëveçanta të shkëputura nga momentet më kulmore të sagës “Harry Potter”.

“Mos të vijë keq për të vdekurit, Harry. Duhet të vijë keq për të gjallët e sidomos, për ata që jetojnë pa dashuri”. – Albus Dumbledore

“Ne i trembemi të panjohurës kur mendojmë për vdekjen dhe errësirës, asgjëje më tepër”. – Albus Dumbledore

“Të punosh fort është e rëndësishme, por ka diçka akoma më të rëndësishme. Të besosh tek vetja”. – Harry Potter

“Janë zgjedhjet tona, Harry, ato që tregojnë me të vërtet se kush jemi, më shumë se sa aftësitë tona”. – Albus Dumbledore

“Ata që na duan, nuk largohen ndonjëherë realisht prej nesh”. – Sirius Black

“Ata që na duan, nuk na lënë asnjëherë, Harry. Ka disa gjëra që vdekja nuk mund t’i prekë. Imazhet, kujtimet, dashurinë…”. – Albus Dumbledore

“Duhet shumë kurajo të dalësh para armiqve të tu, por akoma më shumë kurajo të qëndrosh përpara miqve të tu”. Neville Longbottom

“Gjërat që humbasim, e gjejnë gjithmonë rrugën për t’u kthyer tek ne në fund”. – Luna LoveGood

“Por nuk mund të ketë dritë pa errësirë”. – Horace Slughorn

Ne kemi brenda vetes dritën dhe errësirën. Ajo që ka rëndësi, është pjesa që ne zgjedhim tëpraktikojmë”. Harry Potter

Back to top button