Thenie

“Mos u anko asnjëherë për vështirësitë, sepse Zoti u jep rolet më të vështira aktorëve më të mirë”

Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga APJ Abdul Kalam, shkencëtarit të njohur Indian, i cili luajti një rol të rëndësishëm në shpikjen e raketës indiane, si dhe të programeve të armëve bërthamore.

“Mos u anko asnjëherë për vështrësitë në jetë, sepse një Krijues (Zoti) u jep rolet më të vështira aktorëve më të mirë”.

“Nuk jam e bukur, ama mund t’ia jap dorën dikujt që ka nevojë. Mendoj se bukuria buron nga zemra jo nga fytyra”.

“Ëndrra nuk është ajo që ti sheh ndërkohë që fle, por ajo që nuk të lejon të flesh”.

“Kreativiteti është të shohësh të njëjtën gjë, por të mendosh ndryshe”.

“Ti ke lindur me krahë, ndaj mos u zvarrit. Mëso t’i përdorësh ato dhe të futurosh”.

“Nuk mund ta ndryshosh të ardhmen, ama mund të ndryshosh zakonet e tua dhe zakonet do të ndryshojnë të ardhmen tënde”.

“Shiko drejt qiellit. Nuk jemi të vetëm. I gjithë universi është miqësor me ne dhe vepron vetëm për t’i dhënë më të mirën atyre që ëndërrojnë dhe punojnë”.

“Triumfues nuk janë ata që vetëm fitojnë, por ata që nuk dorëzohen kurrë”.

“Ëndërro, ëndërro, ëndërro. Ëndrrat transformohen në mendime dhe mendimet përfundojnë me veprime”.

“Të mësuarit të jep kreativitet. Kreativiteti të çon drejt të menduarit. Të menduarit të fal njohuri. Njohuritë të bëjnë të madh”.

Back to top button