Psikologji

Mos u justifiko asnjëherë që nuk ke kohë. Falenderoje Zotin përditë, për çdo të mirë të jetës tënde

Ndonjëherë na rrëmben rutina, na duket sikur nuk kemi kohë të bëjmë disa nga gjërat që duhet t’i bëjmë. Ajo çfarë ndodh, është se kur në një moment të caktuar kujtohesh për çfarë duhet të kishe bërë, pendohesh dhe mundohesh ta justifikosh veten për mungesën e kohës. Kjo ndodh me çdo aktivitet të përditshëm dhe nuk është absolutisht normale, pasi justifikimi i vetes do të mbajë akoma në të njëjtin ritëm dhe do tëvazhdosh t’u shmangesh gjërave që duheshin bërë.

Një nga këto gjëra, është edhe falenderimi i Zotit për çdo të mirë që ke në jetë. Ajo çfarë ndodh me ne, është se ndonjëherë na duket sikur i kemi bërë gjërat e nevojshme, ndërkohë harrojmë të falenderojmëZotin. Mendojmë se i kemi mbyllur detyrimet tona të ditës, ndërkohë harrojmë “detyrimin” më tërëndësishëm që duhet ta ndiejmë brenda vetes.

Edhe kur gjithçka të duket e zymtë në jetën tënde, mendo vetëm që çdo ditë e falur jete, është dhuratë dhe për këtë duhet të jesh falenderues. Gjej pak kohë të lirë, 10 minuta në ditë nuk janë asgjë, dhe falenderoje Zotin me një lutje. Falenderoje Zotin për gjithë bekimet e jetës tënde, për çdo ditë që të dhurohet, për familjarët që ke mirë me shëndet, për punën, për miqësinë, për gjithçka. Falenderoje Zotin për mundësitëqë të janë falur, për mësimet që të ka dhënë përmes sfidave, për dashurinë që Ai të ka treguar përmes familjes dhe miqve. Ka gjithmonë një arsye për ta falenderuar Zotin.

Mos u justifiko asnjëherë që nuk ke kohë. Mundet vërtet të kesh një rutinë të ngarkuar, nuk mund të flas pa e ditur, por të gjithë kemi punë dhe detyrime në përditshmërinë tonë. Ama të gjithë mund ta gjejmë pak kohë të lirë, shumë pak minuta për t’u lutur e për ta falenderuar Zotin për çdo të mirë të falur gjatë ditës.

Back to top button