Kur një femër ndalon së dashuruari një mashkull, gjendja e saj shpirtërore ndryshon. Në vazhdim do të mund të lexosh shtatë shenjat që tregojnë se një femër nuk të do më.
- Nuk jeni më pika e saj e referimit.
Partneri juaj nuk është më pika juaj e referimit në jetën tuaj dhe nuk kalon më as në mendimet tuaja. Është shumë e trishtë, por ai nuk shfaqet më as në mendimet tuaja rreth një të ardhme së bashku dhe ti nis të kuptosh se realisht ndihesh më mirë pa të.
- Nuk e sheh më si më parë.
Kur zgjohesh, nuk e sheh më. Kur ka dashuri në mes, ti zgjohesh, e sheh dhe e pëkëdhel atë që do në shtrat. E puth dhe i thua “Mirëmëngjes” duke menduar se si ta shkruani një faqe të re të jetës suaj së bashku.
- Nuk të mungon më.
Kur nuk je në shtëpi, nuk të mungon dhe ndihesh më mirë vetëm. E harron mungesën e tij dhe nëse ndonjëherë të kalon në mendje se ai mund të vijë, prapë e heq atë mendim nga mendja, sepse ke kuptuar sa mirë je në shoqërinë e vetes tënde.
- Hani të ndarë.
Nuk e duron dot as të hash një vakt bashkë me të. Të duket sikur të bezdis. Ato dreka apo darka që i konsumoje e lumtur me të, nuk ekzistojnë më. Tani janë kthyer në bezdisje. Mungon ajo shkëndija e të ndjerit mirë. Mungojnë bisedat mes jush dhe ndaj ndiheni më mirë të hani vetëm.
- Argëtohesh edhe pa të.
Jeta jote nis të kërkojë mënyra dhe momente të reja se si të jeni të lumtura dhe të buzëqeshni sërish. Nisni të bëni aktivitete të reja, të zini shoqëri të reja dhe të dilni. Filloni të argëtoheni, edhe pa praninë e tij dhe nuk ia ndjeni më atë nevojën për ta pasur sa më pranë në përditshmërinë tuaj që të ndiheni mirë.
- Ndalon së u shqetësuari për të.
Pa e vënë re, ndalon së u shqetësuari, nëse ai është mirë apo jo. Nuk je person i keq, por thjesht nuk ta ndjen më të dish se ku ndodhet, apo çfarë po bën ai. Vjen një moment kur ai nuk është më i rëndësishëm për ty dhe fillon të mendosh më tepër për veten tënde, për fëmijët e tu dhe për persona të tjerë.
- Fillon të mendosh për një dashuri të re.
Nis të mendosh për një dashuri tjetër. Të fillojnë sërish ide dhe mendime për një person që ndoshta sapo e e njohur. Fillon të imagjinosh se ai person mund të jetë i duhuri që të të bëjë të ndihesh mirë, e lumtur dhe e dashuruar. / Bota.al