“Gjithë sukseset fillojnë me disiplinë të fortë në vetvete. Fillojnë nga ti”.
“Mos ki frikë nga ambiciet për synimet e tua. Puna e fortë nuk duhet të ndalet asnjëherë. Po ashtu edhe ëndrrat”.
“Më pëlqen të përdor kohët e vështira të së shkuarës për të më motivuar në të tashmen”.
“Nuk mendoj vetëm që të jesh i sjellshëm dhe xhentil është diçka e thjeshtë, por edhe sipas mendimit tim është diçka e rëndësishme”.
“Hapi i parë për të arritur një synim, është të gjesh një moment për të respektuar synimet që ke. Kupto se çfarë do të thotë për ty ta arrish atë synim”.
“Nuk të nevojiten udhëzime, projektoje veten në krye dhe shko drejt kreut”.
“Ji modest. Ji ambicioz. Dhe gjithmonë ji më punëtori në një mjedis”.
“Rruga drejt suksesit dhe madhështisë është gjithmonë e përbërë nga një punë e vazhdueshme dhe e vështirë. Kaloji kundërshtarët e tu, ji i veçantë, dhe mbi gjithçka, puno për madhështinë tënde”.
“Nëse vërtet dëshiron të bësh diçka, do ta gjesh një mënyrë. Nëse jo, do të gjesh një justifikim”.
“Mos u përqendro tek dhimbja. Përqendrohu tek progresi”.