Neo-bizantinët besojnë se Moska do të shpëtojë Krishtërimin. Elita konservatore perandorake e shikon Putinin si pasardhës të natyrshëm të krerëve të perandorive bizantine dhe ruse
Nga Areg Galstyan
Shoqëria ruse është duke diskutuar ethshëm mbi vizitën e fundit të presidentit Vladimir Putin në Greqi, ku ai mori pjesë në festimet e 1.000- vjetorit të pranisë së murgjërve rusë në Malin Athos. Gjatë takimit të tij me klerin ortodoks vendas, presidenti tha se Mali Athos është burim i themeleve morale të shoqërisë. Mediat kryesore ruse, qoftë me qëllim apo për shkak të injorancës, e zbukuruan ceremoninë në malin Athos, duke pretenduar se Putini u ul në fronin e perandorëve bizantine.
Në fakt, Putin e kaloi ceremoninë i ulur në një stasidion – karrige monastike, e projektuar për miqtë e rangut të lartë e të nderuar në tempull. Megjithatë, vizita simbolike Putinit shkaktoi gëzim në mesin e konservatorëve në Rusi, të cilët e shohin atë si një shenjë të rilindjes ideologjike, nën moton, “Moska është Roma e tretë”. Shumë ekspertë të afërt me Kremlinin, besojnë se politika dhe diplomacia ruse kanë arritur një përtëritje të besimit tek Rusia e madhe dhe e fuqishme …
[real3dflipbook id=”1215″] |