Motivuese

Motivim: “E kam dashuruar përherë punën, edhe kur bëja punë që më paguanin vërtet pak”

“Nga çfarë kam frikë? Nga vdekja. Jam diagnostikuar me kancer gjiri 6 vite më parë. Tani jam 81 vjeçe. Në fillim nuk më trembi ideja që do i lija vetëm të afërmit e mi, frikësohesha më shumë nga mundësia se mund të vuaja prej sëmundjes sime. Pjesa tjetër nuk më trembte, pasi i shihja njerëzit të jetonin mirë edhe pa mua. Askush nuk është i pazëvendësueshëm në këtë jetë. Kam arritur në një pikë të jetës kur shoh njerëzit rreth meje të largohen nga kjo jetë dhe them: “Ah sa keq, ishte i ri”. Kur ndërkohë ai person mund të ishte 76 vjeç.

Kur mendoj se jam 81 vjeçe, i them vetes: “Nuk është e mundur. Nuk i ndiej këto vite”. Kam pasur përherë këtë karakter. I bëja të gjithë për të qeshur, e kam marrë jetën lehtësisht. Sepse kështu duhet marrë. Askush nuk del i gjallë nga kjo jetë, ndaj për aq sa jetojmë, duhet ta marrim çdo gjë me sportivitet.

Puna është një nga gjërat që më ka pëlqyer gjithë jetën. Më pëlqen akoma edhe sot. Puna më ka dhënë gjithmonë një pavarësi, e cila shkonte përtej parave që fitoja. E kam dashuruar përherë këtë pjesë të jetës sime, edhe kur bëja punë që më paguanin vërtet pak. Më pëlqente ideja që kam qenë e zënë, që merresha me diçka. Ishte një mënyrë që më bënte të ndihesha e vlefshme që isha pjesë e kësaj bote. Puna të ndihmon të jetosh më mirë dhe mbi të gjitha, nuk kisha për të bërë asgjë gjithë ditën e vetme, nëse nuk do të punoja”. – Mara Maionchi

Back to top button