Motivuese

Motivim: “Sigurisht që preferoj diellin, por kur je në vështirësi, zbulon se edhe bora ka bukurinë e vet”.

“Unë kam besuar gjithmonë se jeta ka të bëjë me rregullimin në tavolinë, në mënyrën më të mirë tëmundshme, të letrave që ke pasur në duar. Pastaj papritur, të vjen një letër që prish gjithë të tjerat dhe jeta shndërrohet në mënyrën se si e luan këtë letër të fundit. Për secilin prej nesh, ekzistenca është e mbushur me ngjarje që në fillim dukeshin të pamundura për t’u përballuar, por që më vonë çuan në një rilindje, nënjë ekuilibër të ri. Unë mendoj se ka një rend më të mençur që e qeveris botën, por që shpesh ne e shpërfillim. Ajo është perspektiva.

Kjo është arsyeja se pse kam besim të madh në vete, se pse zgjohem gjithmonë me një buzëqeshje. Sigurisht që preferoj diellin, por kur je në vështirësi, zbulon se edhe bora ka bukurinë e vet. Sëmundja, nevoja për ndihmë, kanë bërë që tek unë të shfaqet një pjesë më humane, më e pambrojtur. Ishte sikur tëkisha harruar se të kërkosh ndihmë nuk është dobësi, përkundrazi, është gjendja e të qenit njerëzor dhe kjo gjë na mbron sepse na bën të dëgjojmë atë që provojmë, atë që jemi, në trup e në zemër.

Në fillim e pyesja veten, pse pikërisht mua? Më vonë, pas disa muajve, e kam shndërrruar këtë pyetje në: “Pse jo mua?”. Është dhimbja ime e duhet të jetoj me të. Është një sfidë që ndoshta mund të mos e fitoj, por duhet ta luftoj me gjithë forcat e mia. Dua t’i them të gjithëve të mos dorëzohen asnjëherë, pasi nuk janë të vetëm.

Në fund, ajo që vlen, është se si e ke përballuar këtë jetë. Vlejnë shembujt që ke dhënë, kujtimet që ke lënë, lidhjet e krijuara. Ajo që ka rëndësi, është gjurma që lini në këtë tokë”. – Nga libri “Fiorire D’Inverno” i Nadia Toffas

Back to top button