Motivuese

Motivim: “Ti vlen, ndaj mos lejo asnjë të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë”

E njeh këtë vajzën që është duke u mbytur? Kjo je ti. Kjo është ajo çfarë i bën veten, kur i lejon të tjerët të mos respektojnë, të nënvlerësojnë apo të heqin lumturinë prej teje. Kjo gjë ndodh edhe kur i lë hapësirë të tjerëve të kalojnë përpara teje për të arritur atje ku duan. Apo kur i lejon të tjerët të të bëjnë vazhdimisht keq, dhe ti sërish i lejon të vazhdojnë po njësoj.

Nuk duhet ta lejosh që një gjë e tillë të ndodhë. Edhe pse mund të duket e vështirë, mundet të nisësh ta duash veten tënde në çdo moment. Mos e lejo asnjë person të të trajtojë si më inferior nga sa je. Mos i lejo të ta zbehin ndriçimin tënd. Mos i lejo të të përdorin si një objekt, të cilin e hedhin tutje kur nuk u duhet më.

Jepi vetes vlerën e duhur. Edhe pse situatat mund të duken të vështira, mundet të vazhdosh përherë përpara. Rruga është e gjatë, por dashuria për veten nis duke e vendosur veten të parën. Duaje veten fort. Mos vendos asnjë përpara vetes, duke u bërë si një urë për t’i ndihmuar të tjerët të arrijnë atje ku duan. Nuk ke pse vetësakrifikohesh, sado ta duash personin tjetër. Mundohu të arrish fillimisht synimet e tua dhe më pas mund të mendohesh për personat e dashur.

Ti vlen, ndaj mos lejo asnjë të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë. Njerëz të tillë mbaji larg, pasi nuk të duan të mirën dhe në çdo hap tëndin drejt suksesit, do të bëjnë gjithçka për të të kthyer mbrapsht e për mos të lejuar progresin tënd. Largoji nga vetja dhe do ta ndjesh çfarë ndryshimi pozitiv do të ndodhë në jetën tënde. Ti meriton më shumë se kaq, ndaj mundohu për këtë gjë.

Back to top button