Your Life

Motrat janë shumë të dashura, kush mund të jetojë pa to? Lexoni këto thënie, dhe nxitoni t’ia thoni motrës tuaj

Nuk ka mike më të mirë se një motër, dhe nuk ka motër më të mirë se sa ti.

Motrat… Gjithmonë bëjnë pyetje, të marrin borxh rrobat, të thonë kur flokët nuk i ke fare mirë, janë të sinqerta kur vjen fjala tek moda, ndajnë sekrete pasi dielli perëndon, qeshin me të madhe me çdo shaka, grinden por nuk ndahen kurrë, të duan gjithmonë, të japin kurajë kur je keq me humorin, të thonë “se shumë e bukur’, dhe gjithmonë të përqafojnë, atëherë kur më pak e pret…

Kush mund të jetojë pa to?

Motrat i bëjnë kohët e këqia të duken të mira dhe kohët e mira të paharrueshme.

Rrënjët tona thonë që jemi motra, zemrat tona thonë që jemi mike.

Rrugët tona mund të ndryshojnë teksa jeta shkon përpara, por lidhja jonë do të jetë përgjithmonë e pazgjidhshme.

Ti dhe unë jemi më shumë se sa mike. Jemi si një “bandë” e vogël.

Motrës time: Ti je mikja ime më e mira, gjysmë nënë dhe je e rëndësishme për mua, sa vetë bota.

Nëse nuk ke asgjë në jetë, përveç një motre që të do, atëherë je e pasur.

Ne jemi ato me flokë të rrëmujshëm, këmbë të pista, dhe një shkëndijë që nuk shuhet në sytë tanë.

Motrat janë ëngjëjt që na ngrejnë në këmbë, atëherë kur krahët nuk arrijnë dot të kujtojnë se si të fluturojnë.

Motrat janë lule të ndryshme, nga i njëjti kopsht.

Nëse ngacmohesh me një motër të madh, dije që do të ketë një motër më të vogël, më të çmendur, me të cilën nuk do të doje kurrë të ngatërroheshe!

Nëse je vetëm, unë do të jem hija jote.

Nëse do të qash, unë do të jem supi yt.

Nëse nuk je e lumtur, unë jam buzëqeshja jote.

Nëse ke nevojë për mua, do të jem gjithmonë aty.

/bota.al

Leave a Reply

Back to top button