Shkence

Mrekulli inxhinierike / Ja ku ndodhet dhe si funksionon, impianti më i madh diellor në botë

Screen Shot 2016-08-18 at 06.42.35Në mesin e shkretëtirës Mojave, jo shumë larg prej Las Vegasit, tre kulla të mëdha ngrihen 140 metra drejt qiellit. Rrëzë tyre ndodhen me qindra pasqyra me përmasat e një garazhdi, të njohura si heliostate. Gjatë vitit që kaloi këto pasqyra, duke punuar të lidhura me tre kullat gjigante, kanë formuar stacionin diellor më të madh në botë: Ivanpah. Heliostatet reflektojnë dritën e diellit tek marrësit e mbushur me ujë, që ndodhen majë kullave. Drita e përqëndruar e Diellit nxeh ujin brenda deri në 1000 gradë celcius, duke prodhuar avull me temperaturë shumë të lartë që më pas kanalizohet përmes një turbine tradicionale për të gjeneruar energji elektrike. Ivanpah nuk është i vetmi stacion i këtij lloji. Gjermania dhe Spanja gjithashtu po ndërtojnë impiante gjigandë. Dhe shumë shpejt, inxhinierët shpresojnë që të ndërtojnë një tjetër lloj stacioni energjetik në shkretëtirën afrikane. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button