Shendeti

Mrekullia e rrënjës së xhinxherit për shëndetin tuaj

Prej mijëra vitesh, në mjeksinë tradicionale kineze xhinxheri është konsideruar si një bimë thelbësore, si një kurë e pastër nga konsumimi direkt ose nga përbërësit e tij, përfshirë edhe si erëz për shumë ushqime. Llogaritet se ka më shumë se 400 principe aktive të kësaj rrënje unike, disa prej tyre me efekte terapeutike dhe me pjesën tjetër ende në kërkim. Shkencëtarët nuk përjashtojnë mundësinë e zbulimit të substancave të reja, meqë transformimi i produktit të freskët në atë të përpunuar i jep origjinë principeve të reja aktive. Sido që të jetë, numri i gjerë i përbërësve  lejon  përdorimin e këtyre rrënjëve të freskëta, të grira dhe në sallata, supa, tava dhe në lëngjes si dhe në formën gari (xhinxher i ri i marinuar) që shoqëron sushin. Mund të konsumohet edhe si çaj, në shurupe, vajra të koncentruar, i tharë në formën e pluhurit si erëz edhe në formë kapsulash. E gjejmë edhe tek pastiçeritë në përdorim mjaft të gjerë si përbërës të biskotave, bukës së ëmbël etj. Për kinezët e lashtë bëhej fjalë për një bimë ose ushqim “yang”, pra që sjell nxehtësi në çrregullimet energjetike dhe që këtu është konsideruar e përshtatshme për të luftuar sëmundje të lidhura me të ftohtin dhe lagështinë dhe me çdo çrregullim dimëror.

Efektet antiinflamatore. Në të gjitha format duket se ruan efektet maksimale aniinflamatore, veprimin antikatarral, efekte mjaft të dukshme terapeutike për stomakun, efekt qetësues dhe rregullues të sistemit tretës, lehtëson tretjen dhe heq rëndesën e tij. Efekti i tij kundër nauzesë e shndrron në një rast të rekomandueshëm për radioterapitë, eliminon gazrat. Veprimi i tij frenues shërben edhe në rastet me Helicobacter pylori, përdoret për dhimbjet e kokës, mestruacioneve. Kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar që ka efekte të mira antidepresive si dhe rekomandohet si stimulues konjitiv. Kohët e fundit ka zgjuar interes edhe në fushën e neurologjisë. Biologia Perla Kaliman i përmend këto efekte në librin e saj “Kuzhina për mendjen tënde”, ku nënvizon se shumë studime kanë treguar rezultate potenciale terapeutike përballë Alzheimerit: ekstraktet e xhinxherit kanë një aftësi për të mbrojtur qelizat nervore të ekspozuara nga beta-amiloidi, për të frenuar aktivitetin e acetilcolinesterazës dhe për të parandaluar peroksidimin e yndyrnave, tre ndryshime tipike të Alzheimerit. Veprimi i tij antiinflamator ndihet deri në nivel neural. Studime të tjera i atribuojnë cilësi antitumorale dhe reduktues të sheqerit në gjak dhe kolesterolit. / bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close