Mjekët e diagnostikuan me një tumor të pashërueshëm, por ajo shërohet për mrekulli
Roxlin, një vajzë 11-vjeçare, mjekët e diagnostikuan me një tumor të pashërueshëm. Roxli Doss, sipas mjekëve, kishte vetëm disa muaj jetë. Tumori i saj i trurit nuk mund të operohej ose të trajtohej me kimioterapi. Për disa javë, mjekët kontrolluan tumorin, duke u përpjekur me dëshpërim për të kuptuar nëse mund të bënin ndonjë gjë.
Në fund, megjithatë, tumori është riabsorbuar. Një lajm që ka bërë mrekullinë dhe që habiti mjekët. Natyrisht, tani fillon faza-dritare, një fazë tepër delikate në të cilën Roxli do të duhet të monitorohet dhe ndiqet për të parandaluar rrezikun e përsëritjes. Pesë vjet duhet të kalojnë përpara se ky rrezik të shmanget. Ndërkohë, fëmija ka arritur qëllimin e parë, dhe është shumë e lumtur me fitoren e saj.
Forma e tumorit të Roxlit quhet Dipg, ose Diffuse Intrinse Pontine Gliomaa. Një formë e rrallë, e cila për fat të keq nuk lë shumë shpresa për të shpëtuar, njerëzve që janë prekur. Tumori ishte diagnostikuar rreth një vit më parë. Simptomat e para alarmuan prindërit: dhimbje koke të vazhdueshme dhe të forta, marramendje, një rënie e papritur e syrit dhe një vështirësi e vazhdueshme në aktin e gëlltitjes.
Pamja klinike e Roxlit nuk ishte më e mira. Pesë ekipe doktorësh u morën në pyetje për këtë gjendje, dhe secili ekip u shpreh negativisht. 11-vjeçarja kishte vetëm disa muaj jetë. Më vonë, pas riabsorbimit, mjekët nuk dinin çfarë të thoshin dhe ata e përcaktuan shërimin si një “mrekulli”.
Tani fillon faza më delikate, ose rreziku i përsëritjes, por nëna e Roxlit, ndërkohë, po financon kërkimin për tumorin e vajzës së saj. Në faqen e saj të Facebook ajo ka mbledhur pëlqime dhe donacione të shumta. Historia e Roxlit tani është virale dhe të gjithë po ndjekin historinë e vajzës, me shpresën se tumori i pashërueshëm nuk do të kthehet.
MeB