Motivuese

“Muajt kalonin dhe fëmija nuk vinte”. E shkuara e trishtë e Raffaella Carra’

“Nuk mund ta programosh ardhjen në jetë të një fëmije, ashtu siç bën me një spektakël televiziv, apo me një koncert. Isha vetëm 30 vjeçe dhe ditët e jetës sime kalonin shpejt përmes intervistave, provave nëteatër, programeve televizivë dhe muzikës. Kur vendosa të kisha fëmijë, i shikoja me dashuri dyqanet e dedikuar fëmijëve dhe imagjinoja një dhomë me ngjyra të forta, si dhe me një shtrat të vogël në qendër.

Mirëpo kjo ishte një lumturi e shkurtër. Muajt kalonin dhe fëmija nuk vinte. Shkova tek gjinekologu për një kontroll dhe atje mësova një të vërtetë të hidhur, ishte shumë vonë. Nuk mund të bëja dot më fëmijë. Edhe unë doja të dhuroja diçka të bukur, njësoj si gjërat që kisha marrë nga jeta. Kështu që e kalova gjithëdashurinë që kisha përbrenda, tek dy nipërit e mi. Vëllai im, për fat të keq ndërroi jetë i ri, por la pas dy fëmijë për të cilët unë u shndërrova në një baba, më tepër se në një hallë.

Më pas, iu përkushtova edhe birësimit në distancë. Mbështes fëmijë të braktisur nëpër botë dhe herë pas here, shkoj edhe t’i takoj. Nuk do ta harroj asnjëherë emocionin që kam përjetuar kur kam shkuar nëGuatemala të takoja Luisin, i cili në atë kohë ishte vetëm 8 vjeç. Bashkë me të jetonte e ëma dhe vëllai i tij më i vogël. E ndieja se isha e rrethuar nga dashuria dhe ai boshllëk që ndieja përbrenda, filloi tëmbushej.

Spontaniteti dhe pafajësia e këtyre fëmijëve më lejon të plakem në mënyrë të qetë, të qetësoj vrullin e karakterit tim, duke i lënë hapësirë një Raffaelle më të qetë, më racionale dhe më të duruar”. – Raffaella Carra’

Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne dëshirojmë. Këngëtares së njohur italiane, e cila është ndarënga jeta së fundmi, Zoti nuk i dha mundësinë të kishte fëmijë biologjikë. Mirëpo ajo e ndjeu kënaqësinë e të qenit nënë përmes birësimit dhe përmes nipërve të saj. Pra, jeta vërtet nuk na ofron gjithmonë çfarëdëshirojmë, ama duhet të dimë të bëjmë ndonjëherë edhe zgjedhje alternative. Ato ndoshta nuk janë siç do të donim të ishin, por ndonjëherë arrijnë të përmbushin një pjesë të asaj çfarë dëshirojmë të arrijmë.

Back to top button