“Për ata që e njohin, dobësia zgjon ndjenjën e fajit”.
“Dashuria lind mes dy të panjohurve, mes dy të huajve të paduruar për të forcuar kufijtë”.
“Si mundet t’i jepet vlerë diçkaje që mund të përfundojë në çdo moment, diçkaje kaq të ndjeshme si jeta? I jepet vlerë asaj që ka forcë dhe jeta nuk ka; asaj që nuk shkatërrohet dhe jeta nuk është e tillë. Është e vërtetë që mundet edhe të vijë dikush të kërkojë ta sakrifikosh jetën tënde, për diçka që ka më tepër vlerë. Për atdheun psh”.
“Por në thelb, çdo jetë ka kufizime. Ekziston rreziku i vazhdueshëm i rrëzimit”.
“Shpesh, ndarja e një sekreti nuk bashkon, ndan”.
“Dëshira e meshkujve ju bën të ekzistoni më tepër. Çdo femër i kupton ato, që kur është e re. E kuptojnëatë fuqi, kur është ende herët për ta menaxhuar”.
“Mundet të ndalosh së jetuari, edhe duke qenë i gjallë”.
“Martesa është një sistem me luhatje, lëviz si me valë. Mundet të përfundojë në çdo moment, ose të fillojënga e para në çdo moment”.
“Ju jeni përgjegjës për regjimin që toleroni”.
“Aftësia për t’u përshtatur është pasuria më e madhe e qenies njerëzore, por sa më shumë që përshtatesha, aq më pak njerëzore ndihesha”.