Letersi

“Muzikë për nënën” poezia e trishtë nga Petrit Ruka dedikuar dashurisë së nënës. Duhet ta lexoni!

“Muzikë për nënën” është një poezi e trishtë që i kushtohet dashurisë së nënës për fëmijën dhe kjo kuptohet më së shumti në strofën e fundit. Në kushte vështirësie, ajo është personi i parë që na gjendet pranë dhe bën gjithçka për të na ndihmuar. E pavarësisht moshës që kemi, gjithmonë do të kemi nevojëpër nënën tonë. Ama poeti shprehet i indinjuar edhe me fëmijët (ai përmend djemtë), që e bëjnë nënën e tyre të vuajë e të përlotet. Mbani gjithmonë në mendje se jeni aty ku jeni, falë sakrificave të nënës suaj. Ajo e di se sa e vështirë është të zgjohet herët përditë, të gatuajë e pastrojë shtëpinë dhe sërish të mos ankohet. Ajo e di se çfarë do të thotë të sakrifikosh nga vetja për familjen, ndaj mundohuni t’ia ktheni sadopak çdo sakrificë që ka bërë, me dashuri e lumturi.

“Muzikë për nënën”
N
ë dritën e yllit
Q
ë ruan një shpresë,
Tek bisha e pyllit,
Tek or
ë e pabesë,
Tek gjembi i ferr
ës,
N
ën hijen e hënës,
N
ë buzë të humnerës
Ruan syri i n
ënës…

Tek dhëmbi i nëpërkës,
Tek tehu i thik
ës,
Tek mallkimi i njerk
ës,
Tek kombi i frik
ës,
N
ë ah të psherëtimës,
Tek vala e lumit,
Tek deg
ë e vetëtimës,
Mbi jast
ëkun e gjumit…

O bir, që nënën
E b
ëre të qajë,
Vrapo se lot
ët
Kush mund t’ia thaj
ë?
Ve
ç nëna e gjorë,
Kur rreziku na z
ë,
Vrapon p
ërmbi borë
Dhe gjurm
ë nuk lë

Back to top button