Bota

“Na vrit ne të parëve, por ne jemi myslimanë”

Screen Shot 2015-06-29 at 13.03.07

Një i mbijetuar i masakrës në Tunizi ka treguar se si anëtarët e stafit të hotelit formuan një mburojë njerëzore në plazh, në një përpjekje heroike për të mbrojtur turistët nga terroristi i armatosur.

John Yeoman, 46 vjeç, tha për Daily Mail se stafi mysliman i hotelit Bellevue i tha vrasësit se ai duhet të qëllonte fillimisht mbi ta, ndërsa formuan një barrikadë njerëzore.

Ky zinxhir trupash shihet edhe në këtë foto të vrasësit Seifeddine Rezguie.

Kjo është një nga shumë histori heroizmi në këtë ngjarje tronditëse.

“Duhet të na vrasësh ne të parëve,” i thanë ata.

Por personi i armatosur tha se po shënjestronte vetëm turistët perëndimorë.

“Duhet të kalosh mbi ne, por ne jemi myslimanë,” tha Yeoman.

Ndërkohë kryeministri anglez, David Cameron, tha se lufta ndaj ISIS është “beteja e gjeneratës sonë”.

38 persona u vranë nga sulmi në Tunizi, prej tyre 30 britanikë.

Personi i armatosur thuhet se kishte lidhje me Shtetin Islamik.

Cameron tha se ISIS do mposhtet, por do duhet shumë kohë./Mapo

Leave a Reply

Back to top button