Perandori ishte jo vetëm shkrimtar, por ai ishte njëkohësisht edhe kritiku më i keq i vetvetes
Kjo histori është pjesërisht e vërtetë, e pjesërisht e zbukuruar. Në vitin 1795, Napoleoni shkruajti një tregim të shkurtër (vetëm nëntë faqe, pra jo një roman) me titull “Clissen et Eugene”. Historianët bien përgjithësisht dakord se kjo është pjesërisht një pasqyrim i marrëdhënies që ai kishte patur me Eugenie Desiree Clary, një marrëdhënie e cila po merrte fund teksa ai shkruante historinë. Vetë historia nuk u publikua sa kohë që Napoleoni ishte gjallë, por shumë kopje të saj u ruajtën në kushte të ndryshme prej miqve, të afërmve dhe fansave të burrit të madh të shtetit, dhe në fund, historia e plotë u zbukurua edhe prej ndërhyrjeve të këtyre të fundit. Me sa duket, Napoleoni kish patur gjithmonë prirje shkrimtari. Një herë, ai tha se po shkruante një poemë për Korsikën, që ose nuk e përfundoi, ose nuk e ndau me askënd. Në moshën 17 vjec, ai u nxit që të publikonte një histori të Korsikës që kishte shkruajtur, por në kohën kur një shitës librash shfaqi interes, Napoleoni – tashmë ushtar – u thirr për në betejë. Perandori ishte jo vetëm shkrimtar, por ai ishte njëkohësisht edhe kritiku më i keq i vetvetes. Në moshën 17 vjec, Napoleoni provoi për një cmim nga Akademia e Lionit, duke shkruajtur një ese me temën: “Cilët janë parimet dhe institucionet, përmes të cilëve njerëzimi mund të ngjitet në nivelin më të lartë të lumturisë?” Shumë vite më vonë, Napoleonit iu dha kjo kopje e esesë që ishte mbajtur në regjistrat e akademisë; ai lexoi faqet e para, më pas e grisi dhe e hodhi në zjarr.