Shkence

NASA: “Alienët për të cilët ju folëm, në fakt…”

Screen Shot 2015-11-27 at 09.23.27

Një anomali në thellësi të hapësirës, ka qenë në fokus të spekulimeve dhe vëzhgimeve për javë të tëra, në lidhje me jetën jashtëtokësore. Tani mund të jetë zgjidhur.

Një ekip studimor i Universitetit Shtetëror të Ajouës, vëzhgoi të dhënat nga Teleskopi Hapësinor Spitzer i NASA-s dhe zbuloi se ndryshimet e habitshme të dritës, që fillimisht u tha se mund të ishin struktura, në fakt janë një grup i madh kometash.

Sistemi KIC 8462852 ishte mbajtur gjatë gjithë kohës nën vëzhgim, që kur luhatjet e pazakonta të dritës u zbuluan prej përdoruesve të faqes së internetit për astronomë, Gjuetarët e Planeteve. Grupi përdor të dhëna të disponueshme publikisht, të nxjerra nga teleskopi Kepler i NASA-s, i cili ka misionin të zbulojë planetë të ngjashëm e Tokën.

Por NASA thotë se Teleskopi Kepler e kishte parë yllin vetëm “në dritë të dukshme”, dhe në këtë rast, ata kanë kërkuar me dritë rrezesh infra të kuqe.

“Eshtë e mundshme që një familje kometash po udhëton në një orbitë shumë të gjatë, ekscentrike përreth yllit”, bëri të ditur NASA në një deklaratë. “Në krye të grupit mund të jetë një kometë shumë e madhe, e cila duhet të ketë bllokuar dritën e yllit”.

Ndërkohë, profesorët e Universitetit që udhëhoqën studimin thanë se nevojiten vëzhgime të vazhdueshme. “Ky është një yll shumë i cuditshëm”, thanë ata. “Ndoshta nuk e dimë ende se cfarë po ndodh përreth tij. Por pikërisht kjo e bën më interesant”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button