Shkence

NASA heton asteroidin Bennu, mund të rrezikojë Tokën

screen-shot-2016-09-16-at-10-46-47Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka nisur para disa ditësh një hetim lidhur me asteroidin Bennu, që astronomët thonë se mund të jetë një kërcënim për gjeneratat e ardhshme në Tokë.

Asteroidi me një diametër më të madh se lartësia e ndërtesës “Empire State”, u zbulua në vitin 1999 dhe në bazë të përllogaritjes ekziston një mundësi e rrezikshme kalimi në afërsi të Tokës në shekullin XXII. Edhe pse rreziku për Tokën është shumë i vogël, NASA ende e konsideron objektin shkëmbor një nga asteroidet më të rrezikshme që njihet.

Anija kozmike e nisur nga NASA do të arrijë në Bennu në gusht të vitit 2018 dhe do t’i afrohet shumë në vitin 2020, për të mbledhur një mostër midis 60 dhe 2 000 gramë duke përdorur një krah robotik, pastaj do të kthehet në Tokë në vitin 2023. Anija do të udhëtojë më shumë se 650 milionë kilometra gjatë gjithë udhëtimit.

Leave a Reply

Back to top button