Shkence

NASA: Kjo është gjëja më e vështirë që kemi bërë ndonjëherë

Screen Shot 2016-07-06 at 10.43.59

“Ne pushtuam Jupiterin!”, deklaroi një shkencëtar i NASA-s, pasi realizoi atë që ai e përshkroi si gjëja më e vështirë që agjencia amerikane e hapësirës ka bërë ndonjëherë, duke dërguar në orbitë një robot hapësinor, rreth planetit më të madh të sistemit diellor.

Emërtuar sipas perëndeshës romake Juno – gruaja e Jupiterit – mjeti hapësinor kishte kaluar pesë vitet e fundit duke kryer 2.8 miliardë kilometra dhe arriti në gjigantin e gaztë, me një shpejtësi prej 241 000 km/orë.

Në fund të misionit të tij 20-mujor, ai do të dërgohet në një rënie njëdrejtimëshe në atmosferën e trashë të planetit, teksa Nasa përpiqet për të zbuluar nëse planeti ka një bazë të fortë, si dhe t’u japë përgjigje pyetjeve të tjera themelore, për mënyrën se si u krijua sistemi diellor .

Për shkak të vonesës në komunikim mes Jupiterit dhe Tokës, Juno ishte në autopilot kur kreu lëvizjen, kështu që i gjithë ekipi i Nasa-s mundej vetëm të priste, për të zbuluar nëse kishte qenë i suksesshëm.

Sikur llogaritjet e shkencëtarëve të kishin qenë vetëm pak më të gabuara, sonda 890 milionë stërlinëshe thjeshtë do të ishte zhdukur në harresë.

“Ne kemi bërë gjënë më të vështirë që NASA ka bërë ndonjëherë”, ka thënë shefi i Juno, shkencëtari Scott Bolton. “Ne jemi aty. Ne jemi në orbitë. Ne kemi pushtuar Jupiterin”. “Ky është një rast ku mua nuk më bëhet vonë që të mbyllem në një dhomë pa dritare, në natën e 4 korrikut”./bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close