Shkence

NASA: SpaceX, e para kompani private që do transportojë astronautë

spacexnasa

Kompania hapësinore e Elon Musk, SpaceX, do të jetë një prej të parave kompani private që do të jetë në gjendje të fluturojë astronautët amerikanë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, bëri të ditur NASA. Kompania do i bashkohet Boeingut si dhe dy kompanive të tjera ende të pashpallura, që do të transportojnë astronautë deri në 2017.

Që nga 2011, NASA është mbështetur në mjetet ajrore ruse për të transportuar astronautët. NASA nuk ka bërë ende të ditur se cila kompani do të kryejë fluturimin e parë civil. SpaceX nuk i ka rinisur ende fluturimet që nga shpërthimi i 28 qershorit i një rakete pa personel. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button