Nata sjell këshilla, thotë një proverb i famshëm. Dhe shkenca sot duket se e ka konfirmuar këtë. Një studim nga Denise Cai dhe Sara Mednick të Universitetit të Kalifornisë, San Diego (SHBA), tregon se faza REM e gjumit, e karakterizuar nga një aktivitet intensiv ëndërrimi, ndihmon për të zgjidhur problemet krijuese. Studiuesit analizuan punën e disa vullnetarëve që kishin për t’iu përgjigjur pyetjeve si: Cilat fjalë mund të kenë lidhje me fjalën biskotë, zemër dhe gjashtëmbëdhjetë-vjecar, në katër situata të ndryshme: në mëngjes dhe pasdite vetëm pasi kishin bërë një sy gjumë, pas një gjumi me fazën REM dhe një pa fazën REM. Pas gjumit REM, rezultatet e testit përmirësoheshin me 40 për qind, në krahasim me situatat e tjera. Studimi mund të hedhë dritë në dobinë e gjumit REM, ende shumë i debatuar mes shkencëtarëve. /bota.al
1 minute read