Shpikja e telekomunikacioneve është një episod i historisë së errët në të cilën alternohen kreativiteti, gjenialiteti, imoraliteti, vjedhja e ideve, rrugë për të marrë patenta dhe mijëra situata të diskutueshme që disa i ka favorizuar dhe disa i ka lënë në harresë. S’ka pak që është kthyer Tesla dhe Popov në raport me Marconi-n apo edhe Antonio Meucci-i në raport me Graham Bell. Mund t’i shtojmë edhe një emër kësaj liste, atë të Nathan Beverly Stubblefield. Stubblefield-i lindi në Murray, Kentaki në 22 nëntor të 1860, djali i një ushtaraku të ushtrisë së Konfederatës dhe me 6 motra e vëllezër, humbi nënën në moshën 9 vjeçare dhe të atin në 14, gjë që nuk përbënte pengesë për të marrë një edukim dhe për t’u interesuar për teknologjinë. Në vitin 1881 u martua me Ada Mae Buchanan, me të cilën pati 9 fëmijë nga të cilët dy i vdiqën. Jetonte me familjen e tij në një fermë që sot është pjesë e universitetit shtetëror të Murray-t. Në vitin 1907 hapi një shkollë industriale që do ta mbante aktive deri në vitin 1911. Regjistroi patentën e tij të parë në vitin 1885 një llambë vaji që mund të ndizej pa qenë e nevojshme heqja e poçit të llambës. Puna e këtij personazhi të historisë ishte lëvrimi i tij në fushën e komunikimeve që në çerekun e fundit të shek XIX ekperimentohej për të tejkaluar kufizimet e telegrafit. Stubblefield-i dhe ortaku i tij Samuel Holcomb u përqendruan në një telefon që nuk funksiononte me elektricitet, por me një sistem akustik, në të cilin kablli trasmetonte disa vibrime tingullore mes membranave të kutive rezonuese për secilin ekstrem. Provat e para i bëri në vitin 1886 në qytetin e tij për të kaluar më vonë në Misisipi dhe Oklahoma.
Provat dolën të suksesshme sa i dhanë atij një patentë kombëtare në vitin 1888. Ishin 12 vjet që Alexander Graham Bell kishte regjistruar telefonin e tij elektrik (në një kontekst shumë të debatueshëm, priti 2 vjet dhe humbi materialin që lehtësonte demostrimin, Meucci e konsideroi se aparati i Bell-it ishte i tij, lehtësisht i ndryshuar dhe e denoncoi, doli më pas se Bell kishte përfituar nga disa burokracira të funksionarëve të zyrës së patentave), zbulimi i tij nuk gjeti të ardhme për telefonin akustik, të cilit i kishte dhënë emrin Laryngaphone. Stubblefield-i vazhdoi përpjekjet dhe e përkufizonte veten si agrikultor praktik, kultivues i frutave dhe elektricist. Në vitin 1898 ideoi një bateri të përbërë nga një bobinë elektrolitike që përfundonte me një kabëll bakri që mund të zhytej ose të futej për të përfituar energji nga nëntoka (që në realitet nuk ekziston, një gënjeshtër e vogël për të nxjerrë në pah cilësitë e aparatit), tw cilën e aplikoi për të krijuar një telefon pa kabllo që të mund të konkuronte me atë të Bell-it, i cili kishte triunfuar dhe kishte themeluar një shoqëri Bell Telephone.
Megjithatë nuk ishte i vetmi në këtë ide, dimë se Amos Dolbear kishte një patentë për këtë në vitin 1886, por nuk dimë deri në ç’pikë ishin të ngjashme krijimet sepse nuk ruhen detaje teknike. E vetmja është një deklaratë e bërë në vitin 1935 nga një fqinj i quajtur Rainey T. Wells duke thënë se kishte bashkëpunuar me atë në një provë të bërë në vitin 1892 gjatë së cilës i kishte folur në distancë përmes një aurikulari. Megjithatë ai ishte i sigurt për mundësitë e induksionit magnetik dhe përsa i përket komercializimit filloi një tur demostrimesh për të tërhequr investues. Për këtë pohim ka disa deklarata të personave që kishin marrë pjesë në 24 dhjetor 1901 kur në një distancë prej 400 metrash u foli fëmijëve duke u shtirur si Santa Claus. Në 1 janar 1902 uroi Vitin e Ri nga një trasmetues të instaluar në zyrën e miqve të tij njëkohësisht me 7 receptorë të shpërndarë në qytetin e Murray-t.
Kjo tërhoqi vëmendjen e shtypit, edhe me kufizimet për të cilat shpikësi thoshte se do të përmirësoheshin në të ardhmen si ruajtja e privatësisë (folësi fliste vetëm me një dëgjues), kështu që Fennel i ofroi Stubblefield-it gjysëm milionë dollarë për shoqërinë “Wireless Telephone Company of America” në këmbim të të drejtave të telefonit të tij, ndërkohë që në disa qytete vazhdonte demostrimin, në disa prej të cilave kishte thyer rekordin e një kilometri e gjysëm, edhe pse jo të gjitha ishin të kënaqshme. Provën më të rëndësishme e realizoi me sipërmarrësin njujorkez Gerald Fennel më 20 mars 1902, ku trasmetoi mesazhe dhe muzikë nga anija e ankoruar në lumin Potomac dhe receptorët në Uashington në një distancë prej më shumë se gjysëm kilometri.
Problemi i vërtetë mbërrin në qershor kur Stubblefield-i hoqi dorë nga posti i tij në sipërmarrje, pasi dyshonte se e gjitha ishte një montazh për të përdorur telefonin e tij për shkrirjen e shoqërisë që në fakt u materializua dy muaj më vonë me një shoqëri tjetër “Collins Wireless Telephone & Telegraph Company” dhe rezultoi që kjo punonte me një sistem shumë të ngjashëm të ideuar nga Archie Frederick Collins dhe që sipas Stubblefield-it kërkonin ta perfeksiononin me të tijin. U kthye në shtëpinë e tij në Murray, ku vazhdoi punën dhe pas pak kohësh njoftonte se “Wireless Telephone” ishte mbyllur. Në vitin 1908 u vendos në Uashington për një patentë, çka i lejoi të merrte një mbështetje fianciare. Frymëzimi i Stubblefield-it ishte aplikimi i telefonit të tij pa kabllo në anije dhe trena, por ishte tepër vonë, kishin filluar trasmetimet e radios që tejkalonin qartë telefonin dhe mbulonin disa frekuenca duke lejuar komunikimin mes skajeve të vendit. Shpikësi ra një një depresion pas braktisjes së të shoqes për shkak të varfërisë, dihet se vuante edhe nga paranoja.
Vdiq nga një atak në zemër (flitet urie) në një vetmi, derisa trupi u gjet dy ditë më vonë i prishur nga minjtë. U varros në një varr pa emër. Edhe pse shpikja e tij nuk mund të konsiderohet një radio në kuptimin e ngushtë, meqë përdorte një kabllo për trasmetimin e vibrimeve, Natham Stubblefield-i konsiderohet sot një pioner i radioshpërndarjes në kuptimin se përdori fusha induksioni dhe konduksioni duke trasmetuar njëkohësisht me disa receptorë. Radioja e parë në Kentaki u emërtua me inicialet e tij dhe se shteti deklaroi në vitin 1991 se ai ishte shpikësi i vërtetë i radios. / Bota.al