Kur shumë nga ne civilët dëgjojmë mbi kapjen e terroristëve nga ana e forcave speciale amerikane Navy SEAL, apo pjesëmarrjen e tyre në misione shpëtimi drithëruese, ne habitemi nga forca e tyre. Por sipas Rob Roj, një veteran që ka punuar 25 vjet me këtë njësi dhe autor i librit “Navy SEAL:Arti i Luftës”, të jesh pjesëtar i kësaj njësie “nuk ka të bëjë me të qenit djali më i fortë, por të qenit djali më i zgjuar”.
Në një video të kohëve të fundit të publikuar në Big Think, Roj shpjegon se ndërsa Navy SEAL janë qartazi luftëtarë të jashtëzakonshëm, ata mbështeten mbi një planifikim të kujdesshëm dhe një qasje të testuar ndër beteja të lidershipit, po aq sa fuqia dhe guximi i tyre i dukshëm.
Përmbushja e misioneve të vështira, shpjegon Roj, ka pak të bëjë me vullnetin e lindur dhe më shumë me procesin. Roj përshkruan qasjen me 7 hapa që përdor Navy SEAL për të menaxhuar edhe misionet më të frikshme. Ndaj ju mund ta përshtatni atë për të arritur qëllimet tuaja më të mëdha, që njëherazi ju duken të frikshme.
- Bëni pyetje sqaruese
Është e qartë, që në situata ushtarake është thelbësore të jesh i qartë në lidhje me objektivin tënd, në mënyrë që të mos kapësh njeriun gabuar, dhe të dish si do të jetë fitorja. Por edhe në jetën civile, është e pamundur të arrish suksesin nëse nuk e përcakton atë më parë. Navy SEAL pyesin “Çfarë doni saktësisht qëtë bëj? Kush, çfarë, kur, ku, si?”- shkruan Roi. Përshtatuni dhe përgjigju kësaj pyetjeje për kontekstin tënd, dhe keni hedhur hapin e parë për të arritur qëllimin tuaj.
- Identifikoni të gjitha burimet tuaja
Hapi tjetër është të bëni një inventar të gjithë burimeve tuaja, për të parë se me çfarë duhet të punoni për të arritur qëllimin tuaj. Kjo do të thotë jo vetëm burime materiale si paratë dhe teknologjia, por edhe ato të paprekshme si rrjeti i lidhjeve që keni dhe aftësitë tuaja.
- Sqaroni rolet dhe përgjegjësitë
Para se Navy SEAL të përfshihen në ndonjë mision, ata sigurohen që secili nga anëtarët e ekipit ta dijë mirë rolin e tij, nga mitraljeri deri tek mjeku, çfarë duhet të arrijë gjithsecili, dhe kohën kur duhet të ndodhë kjo. Rolet në ekipin tuaj nuk kanë gjasa të përfshijnë armë automatike apo morfinë. Gjithsesi, është thelbësore të siguroheni që të gjithë t`a kuptojnë fushën e tyre të përgjegjësisë, dhe se si ajo përshtatet në misionin më të madh.
- Përqendrohuni pa pushim mbi synimin tuaj
Siç ka shpjeguar kreu i Microsoft Satia Nadella, të gjithë udhëheqësit e mirë marrin vetë përgjegjësinë mbi rezultatet, pavarësisht rrethanave. Për udhëheqësit e vërtetë, nuk ekzistojnë justifikimet, pasi ata e vendosin gjithmonë fokusin e tyre tek qëllimi dhe kërkojnë të gjejnë zgjidhje për secilin faktor kufizues.
Roi shpjegon “Në ekipet e Navy SEAL, ajo që do të bëjmë është të themi:Hej, do të kapim Bin Ladenin”. Dhe një nga pyetjet e para që bëjnë ata gjithnjë:“Me sa njerëz mendoni se mund t`a realizojmë misionin nëse helikopteri përplaset?”. Pra mos lejoni kurrë që rrethanat të kthehen në justifikime.
- Mendoni për të gjithë skenarët e mundshëm negativë
Në praktikë, kjo do të thotë t`a lejoni imagjinatën tuaj më pesimiste për të menduar çdo problem dhe të papritur me të cilin mund të përballeni. Çfarë duhet të bëni në ato kushte?“Ndodh një aksident automobilistik? Në rregull, do të eci. Epo, rrugët janë bllokuar. Ok, po si do të shkoj atje?” Roj ofron si shembull. “Ju duhet të mendoni vazhdimisht se çfarë është gjëja tjetër që duhet bërë në atë situatë, pasinë fund të ditës ju duhet të jeni në gjendje t`a përmbushni misionin tuaj”.
- Trajnohuni çdo ditë
Në rregull, ju e dini qëllimin tuaj, keni ndarë rolet e secilit, dhe keni biseduar mbi gjithçka
që mund të shkojë keq. Planifikimi juaj është asi nën mëngë, por është edhe një hap tjetër thelbësor që duhet hedhur, në mënyrë që plani juaj në letër përkthehet në jetën reale.
Ky është hapi ku dështojnë shumë nga ne.
Nuk ka asnjë arritje të madhe pa përpjekje dhe trajnime të përditshme. Së pari, pasi kështu ndërtoni aftësitë dhe ekipin e punës. Por gjithashtu pasi praktika e vazhdueshme ka të bëjë me mënyrën se si e mësoni veten t`a përballoni stresin e luftës për ndonjë qëllim të guximshëm.
“Kur je pjesë e Navy SEAL, stërvitesh shumë. Ti bën gjithçka në mënyrë të përsëritur pa pushim, pasi dëshiron një kujtesë muskulore. Sa më shumë të dini mbi atë që po bëni, sa më shpesh të stërviteni për gabimet dhe problemet e mundshme, aq më shumë do të jeni në gjendje të bëni shumë më tepër në një periudhë më të shkurtër kohore pa shumë përpjekje”.
- Pasi ka përfunduar gjithçka, analizoni gabimet
E arritët qëllimin juaj? Urime, por ka mbetur edhe një hap i fundit. “Ju i bëni vetes dhe njerëzve në ekipin tuaj një dëm jo të vogël,nëse nuk bëni një vlerësim të situatës, atë çfarë ndodhi dhe ku ndodhën gabimet”përfundon Roj. Kjo nuk ka të bëjë me caktimin e fajit ndaj dikujt. Fjala është për të kuptuar se çfarë nuk shkoi mirë,pasi kështu mund të bëni më mirë herën tjetër. / Inc. – Bota.al