Psikologji

“Ndaj, vlerësoje dikë që të do, pavarësisht se nuk sillesh gjithmonë mirë me të”

“Nuk jemi gjithmonë të dashur me të tjerët. Ndonjëherë jemi tepër të stresuar dhe dalim nga vetja. Bërtasim, nevrikosemi në mënyrë të pakontrolluar. Zihemi dhe ofendojmë ndonjëherë pa u qetësuar. Ndaj, vlerësoje dikë që të do, edhe kur nuk sillesh në mënyrë aq të dashur me të. Ata nuk janë të detyruar të tëpranojnë në një gjendje të tillë, por e bëjnë dhe qëndrojnë pranë teje. Uroj që të keni përherë dikë pranë, që t’ju dojë pavarësisht humorit tuaj. Dhe nëse e bëjnë këtë gjë, ndihuni me fat”. – S. Gamal

Ndonjëherë ne nuk e kuptojmë se sa me fat jemi për ata që na qëndrojnë pranë. Vlerën e tyre arrijmë ta kuptojmë vetëm kur i humbasim ata, sepse çdo person lodhet kur e tepron me të, apo kur e merr respektin dhe dashurinë e tij për të mirëqenë. Ne bëjmë pikërisht këtë gjë, duke i konsideruar si të mirëqenë, pra si persona që do të na gjenden përherë pranë nesh, i lëmë pas dore, ose i kalojmë në plan të dytë krahasuar me dikë tjetër që sapo ka hyrë në jetën tonë.

Në momentin që personat pranë nesh lodhen prej nesh dhe largohen, atëherë e kuptojmë se sa kemi gabuar. Mirëpo kjo gjë ndonjëherë nuk ka më vlerë, pasi pendesa është një ndjesi e kotë, kur diçka ka ndodhur. Ndaj, përpara se të arrijmë në këtë moment, duhet ta mendojmë mirë se kë kemi pranë dhe kush nuk është larguar nga ne, edhe në momentet tona më të këqija. Persona të tillë duhet t’i mbajmë përherëpranë, pasi është e vështirë të krijosh raporte të besueshme dhe të mira me dikë që sapo e ke njohur.

Back to top button