Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se Covid-19 nuk prek vetëm mushkëritë – janë ngritur shqetësime se disa njerëz që po shërohen nga sëmundja do të kenë probleme të tjera shëndetësore. Një studim i 214 pacientëve të shtruar në spital në Wuhan, Kinë, botuar në Jama Neurology, ka zbuluar se më shumë se një e treta kanë zhvilluar simptoma neurologjike, duke përfshirë marramendje, dhimbje koke, vetëdije të dëmtuar, lëndime muskulore dhe, në disa raste dhe goditje në tru.
Këto mund të kenë qenë rezultat i virusit që depërton në sistemin nervor të pacientëve, por ato gjithashtu mund të ishin për shkak të sistemit të tyre imunitar që mund të reagojë fort.
Një studim i dytë në Wuhan zbuloi se edhe kur pacientët e shtruar në spital shëroheshin nga virusi, mëlçitë dhe veshkat e tyre tregonin shenja të dëmtimit. “Covid-19 nuk është thjesht një çrregullim i frymëmarrjes,” tha Los Harlan Kramholz, një kardiolog në Universitetin Yale.
“Mund të prekë zemrën, mëlçinë, veshkat, trurin, sistemin endokrin dhe sistemin e gjakut”.
Nga ana tjetër, statistikat e ONS tregojnë se 91% e njerëzve që vdiqën me Covid-19 në Angli dhe Uells në Mars kishin të paktën një problem shëndetësor para-ekzistues. Sidoqoftë, në 86% të rasteve, Covid-19 ishte shkaku themelor i vdekjes. / bota.al