Uncategorized

Ndikimi ‘disproporcional’ tek pacientët e pakicës etnike

Ekzistojnë “dëshmi të reja” që sugjerojnë se koronavirusi ka një ndikim disproporcional tek njerëzit që janë me prejardhje të pakicave etnike.

14% e njerëzve në Angli dhe Wells janë me prejardhje të pakicave etnike, sipas censusit të vitit 2011. Sidoqoftë, Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv zbuloi se 34% e më shumë se 3,000 pacientëve me koronavirus të sëmurë në gjendje kritike jnë identifikuar si etnikë me ngjyrë, aziatikë ose minoritete etnike.

Dr John Chinegwundoh, 50 vjeç, punon si mjek konsulent i frymëmarrjes në Londër dhe kohët e fundit humbi babanë e tij 93-vjeçar nga koronavirusi. Ai e përshkroi babanë e tij Laërence si një “njeri të veçantë, të dashur dhe të butë që do t`i mungojë thellësisht komunitetit Nigerian”.

Dr Chinegwundoh tha se ishte e rëndësishme që qeveria të gjurmojë të dhënat në lidhje me rastet e koronavirusit sipas përkatësisë etnike në mënyrë që “të mësohen mësime për të ardhmen për të mbështetur komunitetet”.

BBC/ bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button