Duket ndonjëherë e pabesueshme se sa shumë mund të mësojmë nga një film vizatimor. Ju sjellim në këtë artikull disa nga thëniet më të veçanta që kemi gjetur në seritë e “Kung Fu Panda”, të cilat janë vërtet motivuese dhe plot kuptim.
“Ju jeni shumë të shqetësuar për atë çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë. Ekziston një thënie: e djeshmja është histori, e nesërmja është një mister, e sotmja është një dhuratë. Kjo është arsyeja pse ajo quhet “e tashme”. – Oogway
“Historia juaj mund të mos ketë një fillim të lumtur, por kjo nuk ju bën personin që ju përfaqësoni, është pjesa tjetër – kush ju zgjidhni të jeni, që ju bën personin që realisht jeni”. – Soothsayer
“Mendja jote është si ky ujë, miku im. Kur trazohet, bëhet e vështirë të shohësh. Por nëse e lejoni që të qetësohet, përgjigja bëhet e qartë”. – Panda
“Nëse bëni vetëm atë që mund të bëni, nuk do të jeni kurrë më shumë nga sa jeni tani”. – Oogway
“Ndonjëherë e takojmë fatin tonë në rrugën që ndjekim për ta shmangur atë”. –Oogway
“Rruga e vërtetë drejt fitores është të gjesh dobësinë e kundërshtarit dhe ta bësh atë të vuajë për atë gjë. Ta bësh atë të mundohet për të marrë forcën e tij, për ta përdorur kundër teje, derisa përfundimisht të bjerë ose të japë dorëheqjen”. – Shifu
“Një luftëtar i vërtetë nuk heq dorë asnjëherë”. – Panda
“Shikojeni këtë pemë. Unë nuk mund ta bëj të lulëzojë kur më përshtatet, as ta bëj të japë fryte para kohës së vet. Pavarësisht se çfarë bëni, fara (e pjeshkës) do të japë pemë pjeshke. Ju mund të dëshironi mollë ose portokalle, por do të merrni pjeshkë”. – Oogway
“Nuk ka asnjë përbërës sekret. Nuk duhet të ketë. Për të bërë diçka të veçantë, duhet thjesht të besoni se është e veçantë”. – Oogway