Histori

Ne, bijtë e Genghis Khanit

Madje, edhe nipat e Karlit të Madh dhe kushërinjtë e indianëve … Faktet më të fundit mbi gjenealogjinë e njeriut dhe ndërthurrjen e farefisnive tona të çuditshme

genghisPolinezianët, erdhën në ishuj nga Indokina, ushtarët e Aleksandrit të Madh ngritën çadrat e tyre mes Pakistanit dhe Afganistanit, kryqtarët i gjejmë ende sot në Liban, ndërsa ne, europianët jemi të gjithë të lidhur me Karlin e Madh, megjithatë edhe me një përzierje me gjakun e lëkurëkuqve indianë. Ndërkohë hebrejtë (ose të paktën shumica e tyre) nuk janë bij të Izraelit, përkundrazi rrjedhin nga një popullsi e panjohur turke. Pa folur për Genghis Khan …
Mesazhi i fshehur
Për të dëshifruar të kaluarën, ka nga ata që studiojnë shenjat e gdhendura në argjilë apo gurë, dikush tjetër shqyrton varrezat dhe objektet funerale; një tjetër analizon gjuhën bashkëkohore, për të zbuluar paraardhësit dhe kushërinjtë. Të gjitha këto shkenca, tregojnë pjesë të historisë.
Por vitet e fundit është shtuar një disiplinë të re shkencore, gjenetika e popujve të njerëzimit, që vërteton hipotezat, provon falsitetin e legjendave dhe ndonjëherë përmbys teza historike të pranuara me kohë.
Kjo disiplinë shkencore fokusohet në informacionin që përmban ADN-ja dhe në veçanti në dy pjesë të saj: njëra që transmetohet nga brezi në brez vetëm nga femrat, nga nëna tek të gjithë fëmijët, apo siç njihet ndryshe gjenoma mitokondriale. E dyta është karakteristike e meshkujve dhe që transmetohet vetëm nga babai është kromozomi Y. Për këtë arsye, gjenetistët sot janë në gjendje të zbulojnë paraardhësit, pasaardhësit dhe lidhje farefisnore të habitshme të çdo njeriu tek i cili gjenden gjurmë biologjike. Ata e bëjnë atë falë mutacioneve, shpesh të një “gërme” të vetme, që kohë pas kohe grumbullohen në trashëgiminë gjenetike. Janë pikërisht këto ndryshime të vogla mikroskopike që mundësojnë rishkrimin ose shtimin e të dhënave të reja për historinë dhe parahistorinë.
Një udhëtim i gabuar
Marrim për shembull polinezianët. Në vitin 1947, shkencëtari dhe eksploratori norvegjez Tor Hejerdal përshkoi oqeanin Paqësor nga Peruja në Polinezinë franceze me anë të Kon-Tikit, një trap i ndërtuar trungje, në mënyrë që të vërtetonte se ishin popullatat amerikano-jugore, ato që kolonizuan përmes asaj rruge ishujt e Jugut.
Udhëtimi ishte i suksesshëm, por teza e tij, e vënë që në fillim në pikëpyetje nga shumë antropologë bashkëkohës të tij u rrëzua përfundimisht në vitin 2011, nga një grup gjenetistësh të udhëhequr nga Martin Riçards i Universitetit të Lidsit në Angli.
Ata analizuar gjenomën mitokondriale të pothuajse 5 mijë banorëve të Azisë Juglindore dhe Polinezisë, duke arritur në përfundimin se rreth 10 mijë vjet më pare, polinezianët bratisën gadishullin e Indokinës dhe pasi kaluan në Indonezi, 6-8 mijë vjet më parë, mbërritën në arqipelagun e Bismarkut në Papua Guinenë e Re, dhe prej atje u shpërndanë në të gjitha ishujt e Polinezisë. Pra nuk kishin asgjë lidhje me Amerikën e Jugut.
Legjenda e Aleksandrit
Një shkencëtar i famshëm si Hejerdali u përgënjeshtrua nga studimet gjenetike. Por mund të ndodhë edhe e kundërta: testi i ADN konfirmon ndonjëherë atë, që historianët e konsiderojnë thjesht një legjendë. Kështu kemi rastin e Aleksandrit të Madh dhe Kalashit, një fshat me rreth 3 mijë banorë që banojnë në Pakistan në kufi me Afganistanin, në ultësirën e Hindu- Kushit. Ata pretendojnë, se ndryshe nga banorët e tjerë të luginës, e kanë prejardhjen nga një gjeneral i Maqedonisë së Lashtë i quajtur Selefus, ardhur në atë zonë pas perandorit Aleksandër.
Sigurisht që sytë bu dhe flokët e verdhë, nuk janë të rralla mes banorëve të Kalashit, në një kohë që këta njerëz kultivojnë ende rrushit dhe pijnë verë, në një zonë ku alkooli është i ndaluar nga feja.
Por askush nuk ka e marrë shumë seriozisht lidhjen e pretenduar. Ndonëse dihet që Alekandri ka kaluar realisht nga Hindu Kushi, mbi këtë çështje nuk ka asnjë gjurmë në burimet historike maqedonase. Por në shkurtin e vitit të kaluar, Sajmon Majers nga Universiteti i Oksfordit, konfirmoi veçantësinë unike të Kalashëve, krahasuar me popullatat fqinje, duke identifikuar përzjerjen gjenetike midis një popullsie të Azisë jug-qendrore dhe një grupi evropian.
Fushata e Aleksandrit daton në vitin 326 para erës zone, dhe sipas studiuesve anglezë kryqëzimi duhet të ketë ndodhur “para vitit 206 para lindjes së Krishtit” (ndonëse theksohet se studimi duhet që të thellohet më tej). Gjenetika e popujve është gjithmonë e habitshme, madje edhe kur konfirmon atë që historianët pretendojnë se e dinë tashmë.
Që Genghis Khani nuk tërhiqej pas, kur bëhej falë për të drejtën për të rrëmbyer prenë, kjo ishte një gjë që dihej. Tradita i atribuon udhëheqësit të madh mongol këtë fjali: “Lumturia më e madhe për një njeri, është të mundë armiqtë e tij, të shohë të njerëzit e tij dashur të mbyten në lot, t’u hipësh kuajve të tij, dhe të shtërngosh në gjoks gratë dhe bijat e tij”. Por edhe numri i jashtëzakonshëm i 16 milionë meshkujve të planetit tone, që kanë prejardhjen prej tij, sikurse ka llogaritur gjenetisti i Universitetit të Oksfordit Brajan Sajker, duhet megjithatë të konsiderohet si një shfrytëzim i respektuar seksual.
Nipërit e kryqtarëve
Nëse ka një zonë të botës ku është e vështirë të përcaktosh “kush” është “çfarë”, është pa dyshim Lindja e Afërt, djepi i njerëzimit, gjithmonë i trazuar nga pushtimet, migracionet, luftërat dhe armiqësitë, nga të cilat edhe sot nuk mungojnë gjurmët.
Në këtë rajon, një nga vendet më komplekse është me siguri Libani, me 4 milionë banorë dhe i ndarë mes myslimanëve, maronitëve të krishterë dhe druzëve. Për myslimanët, gjenetistët, pa u habitur shumë kanë vërtetuar se kanë mbërritur atje, me valën e parë të pushtuesve arabë në vitin 636 pas Krishtit. Më pak e qartë është origjina e maronitëve, të cilët bartin gjakun dhe trashëgiminë e evropianëve të kryqëzatës së parë, të thirrur nga Papa Urbani II. Përveç fesë, maronitët ruajnë në fakt gjenet e fisnikëve francezë, gjermanë, italianë dhe anglezë që shkuan atje për të pushtuar “Tokën e Shenjtë”.
‘Të huajt’ e vërtetë janë ndërkohë Druzët, ndjekës të një feje afër Islamit (por e  përndjekur nga myslimanët) dhe që jetojnë prej më shumë se 1 mijë vjetësh në malet e Libanit dhe janë një element kyç i enigmës etnike lokale. Por nga kanë ardhur ata? Studimi i kromozomit Y, ka treguar se meshkujt druzë janë me origjinë hebre dhe kjo ndoshta na ndihmon të shpjegojmë ndikimin e judaizmit në fenë e tyre, dhe madje edhe marrëdhëniet e mira që komuniteti druz ka me Izraelin.
Izraelitët e sotëm, jo shujmë hebrej
Meqë ra fjala për Izraelin, janë bërë zbulime të habitshme, madje edhe në pemën gjenealogjike të hebrenjve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, të ashtuquajturit Ashkenazi. Gjenetisti hebre në Universitetin Xhons Hopkins në Baltimorë, Eran Elhaik, thotë se parardhësit e Ashkenazëve rrjedhin nga Kazarët, një përzierje e fiseve turke, të vendosura në Kaukaz në shekujt e parë pas Krishtit.
Këtyre iu shtuan hebrenjtë e Palestinës dhe Mesopotamisë, që mes shekujve VII-IX u konvertuan në fenë judaike. Pra hebrenjtë evropianë, janë njw mozaik mes kaukazëve, evropianëve (perëndimorë dhe lindorë) dhe paraardhësve nga Lindja e Mesme. “Shumica e hebrenjve janë të tillë për shkak të fesë, jo të origjinës”- deklaron Elhaik. “Nuk ka një gjenomë hebreu, e aq më pak një gjen hebre. Të gjitha qeniet njerëzore, janë një përzierje e së njëjtës lëndë, që nga ana tjetër ndërton mozaikë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Studiuesi dyshon që edhe Sefarditët (një tjetër përbërës i madh i hebraizmit me origjinë nga Spanja), rjedhin nga popullsitë greko-romane, të konvertuar në 2 shekujt e parë pas Krishtit dhe të përzier me popullatat palestineze.
Një lëkurëkuq në familje
Edhe ne në Evropë, nuk jemi të imunuzuar nga zbulime të tilla të habitshme. Skeleti i një djali që ka jetuar 24 mijë vjet më parë, i gjetur në Mal’ta të Siberisë, konfirmon dyshimet: indianët e Amerikës dhe evropianët modernë janë të lidhur mes tyre, përmes një popullsie misterioze siberiane që është e përzier me të dyja grupet. Nëse kjo lidhje familiare me fiset ‘Sioux’ dhe ‘Apache’ ju turbullon, atëherë ngushëllohuni me një lajm edhe me të sigurtë: ne evropianët jemi të gjithë nipat e Karlit të Madh.
Që të jetë absolutisht të sigurtë, nuk ka nevojë për asnjë studim gjenetik. Mjafton vetëm një llogari e thjeshtë aritmetike. Karli i Madh jetoi 50 breza më parë (një brez është simbolikisht i barabartë me 25 vjet).
Jozef Çang, statisticien në Universitetin e Jeilit, ka llogaritur se në qoftë se çdo evropian i sotëm do të shkojë prapa 40 breza (2 prindërit, 4 gjyshërit, 8 stër-gjyshërit, 16 stër-stër gjyshërit e kështu me radhë, me pak fjalë, 2 në fuqi të 40), ai e gjen veten me 1099 miliardë paraardhësit. Duke patur parasysh se në vitin 800 pas Krishtit, kur Karli i Madh u kurorëzua perandor në Ahen, në Evropë kishte vetëm 25-30 milionë banorë, paradoksi mund të zgjidhet vetëm nëse ju imagjinoni, që pemët familjare e gjithë evropianëve (e vlefshme kjo edhe për të gjithë popullsinë botërore), ndërthuren me njëri-tjetrin. Meqënëse është pikërisht kështu, të gjithë paraardhësit tanë, detyrimisht kanë trazuar disi edhe linjën e pasardhëve të perandorit të frankëve. Me fjalë të tjera, sikuse vëren edhe Jozef Çang, gjithë “ata të dikurshmit” në Evropë dhe në botë, janë edhe paraardhësit e të gjithë “atyre të sotmëve”./Focus/
a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button