Enciklopedike

Në brendësi të botës së çuditshme të kulteve

Screen Shot 2015-07-15 at 16.32.44KU KLUX KLAN, rikthimi i urrejtjes racore

KRIJIMI: 1865

ANETARE: 10,000

Kryqet që digjen, linçimet në pemë, rrobat ë bardha kanosëse: që nga krijimi në vitin 1865, në një përpjekje për të përmbysur qeveritë e shteteve republikanë në Jug, Ku Klux Klan ka qenë sinonim i urrejtjes racore. Nga një kulm prej gjashtë milionë në vitet 1924-25, tashmë anëtarësia ka rënë në rreth 10 mijë. Por, siç thotë Ron Stalluorth, një polic me mision të fshehtë që mundi të infiltrojë, “Amerika duhet të shqetësohet edhe nga vetë fakti që klani ekziston”. Ashtu si grupe terroristë modernë, si al Kaeda dhe Shteti Islamik, Klani nuk është më një organizatë e centralizuar, por është e shtrirë në një numër grupesh të pavarur, kryesisht të përqëndruar në jug të SHBA. Ndërkohë që retorika fillestare e grupit synonte të dëbonte afro-amerikanët nga SHBA, për të ruajtur atë që ata e quanin “pastërtinë” e racës amerikane, mesazhet e mëvonshëm kanë përfshirë edhe çështje të tjera, duke përfshirë imigrimin e paligjshëm, martesat e homoseksualëve, krimin dhe varfërinë. Ku KLux Klan është shoqëruar edhe me grupe neonazistë, të cilët ndajnë të njëjtin vizion të supremacisë së të bardhëve. Ironikisht, fakti që SHBA ka një president me ngjyrë si Obama, mund ta galvanizojë Klanin, në vend që ta zhdukë. Celulat e KKK janë rritur nga 149 në vitin 2008, në 1360 në vitin 2012. Britanikja Daily Mirror raportoi vitin që kaloi se KKK, i nxitur nga pakënaqësia ndaj udhëheqësit me ngjyrë, u angazhua në një përpjekje rekrutimi përgjatë Vijës Mason-Dixon, që është ndarja tradicionale mes Veriut dhe Jugut. Por KKK i ri nuk ka kërkuar rekrutë vetëm në nivel lokal; është raportuar për aktivitet të klanit edhe në Kanada, Mbretërinë e Bashkuar e madje edhe në Australi./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button