Aktori i mirënjohur italian Roberto Benigni, së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij. Më poshtë do të mund të lexoni një prej fjalimeve të tij më emocionuese mbi vlerën e dashurisë. Ai shprehet se njerëzimi ende sot vuan nga mungesa e dashurisë së falur dhe të marrë nga të tjerët. Aktori thotë se gjithsesi, edhe për këtë fakt, ne do të gjykohemi dhe duhet të fillojmë të ndryshojmë. Të dalim dashuri aq sa mundemi, pasi jeta sipas tij, nuk mund të kalohet duke qenë i vetëm dhe pa u rrethuar nga dashuria e të tjerëve.
“Problemi thelbësor i njerëzimit që prej 2000 vitesh është po i njëjti, dashuria e munguar. Vetëm se tashmë është shndërruar në diçka urgjente, shumë më urgjente, dhe kur tani dëgjojmë se duhet ta duam njëri tjetrin, e dimë se nuk na mbetet shumë kohë. Duhet të nxitojmë, të nxitojmë të duhemi, pasi ne duam shumë pak dhe shumë me vonesë.
Nxitojmë të falim dashuri, sepse në perëndim të jetës sonë do të gjykohemi për dashurinë e falur. Kjo sepse nuk ka dashuri të çuar dëm; nuk ka emocion më të bukur se të ndjesh se të duan dhe se jeta jotëështë e lidhur ngushtësisht me një person tjetër; se nuk i mjaftojmë plotësisht vetes sonë të vetëm. Duhet të kuptojmë se edhe gjërat pa frymë, si malet, detrat, rrugët, qielli, retë, yjet, qyteti, lumenjtë, gurët, pallatet, të gjitha këto, edhe pse janë boshe, indiferente, kur i shohim me syrin e duhur, na mahnisin dhe na prekin.
Jeta përmblidhet në këtë fjalë: Të duash”. – Roberto Benigni