FilozofiLetersi

“Ne imoralistët! Kundër nesh kemi gjithmonë torollakët dhe pamjen e jashtme.”

Friendrich Nietzsche shkruan përtej së mirës dhe së keqes. Më poshtë kemi sjellë për ju një nga paragrafët më të fuqishhëm të Nietzsche-s.

Ne imoralistët! Kjo botë,që na përket neve, në të cilën ne kemi pse të trembemi dhe të dashurojmë, kjo botë gati e padukshme, e pakapshme me rregulla të holla, bindje të holla, një botë e “pothuajse” nga çdo pikëpamje, e vrazhdë, tinëzare, të mprehtë, të butë: po, ajo është e mbrojtur mirë nga shikues të pagdhendur dhe nga kureshtja besimplotë! Ne jemi zënë brenda në një rrjetë të shtrënguar dhe në një thes me detyra dhe nuk mund të dalim që andej: në brendësi të tyre jemi pikërisht “qenie me detyrë”, edhe ne!

Është e vërtetë, nganjëherë vallëzojmë në “zinxhirët” tanë dhe midis “shpatave” tona; më shpesh, nuk është më pak e vërtetë, nën peshën e tyre kërcëllijmë dhëmbët dhe jemi të padurueshëm për çdo këmbngulje të fshehtë të fatit tonë.

Por mund ta bëjmë atë që duam, torollakët dhe pamja e jashtme na thonë: “Këto janë qenie njerëzore pa detyra”. Kundër nesh kemi gjithmonë torollakët dhe pamjen e jashtme./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button