Çdo gjë vjen, ndodh, ndryshon, vjen dhe shkon: është jeta.
Në fillim jemi si fëmijë të shqetësuar. Ne duam që çdo gjë të vijë sa më shpejt të jetë e mundur, ne ëndërrojmë që të bëjmë përvoja të jashtëzakonshme, të jetojmë me shpejtësi të plotë.
Më vonë vijnë humbjet, zhgënjimet, gurët në rrugë…
Sido që të jetë, ajo çfarë ka rëndësi është që të ecëësh përpara, të pranosh ndryshimet dhe të ruash përunjësinë gjatë udhëtimit të mrekullueshëm që ne e quajmë jetë.
Kush nuk ka dashur që diçka të vijë sa më parë që të jetë e mundur? Cili moment ka zgjatur përgjithmonë? Që koha të ndalet si ato shkëmbinjtë në mes të oqeanit?
Nuk ka ndodhur, por kemi mësuar t’i bëjmë të çmuar ato momente, ato situata dhe emocione të veçanta.
Njeriu është i përbërë nga kujtimet dhe kalon shumicën e kohës duke i evokuar ato. Të gëzueshme, të dhimbshme … kujtime.
Kjo jetë që rrjedh, që duket të rrjedhë mespërmes gishtave çdo ditë nga pak më shumë, që përparon me një tik-tak që askush nuk mund ta ndalë, nganjëherë na frikëson dhe na shtyn të reflektojmë.
Ne nuk duhet të kemi frikë nga kalimi i kohës. Duhet të përpiqemi të mos e humbim, ta jetojmë intensivisht.
Ne të gjithë jemi qiramarrës kalimtarë në këtë botë të papërsosur, por plot me gjëra të mrekullueshme.
Ne nuk duhet të kemi frikë nga vitet e kaluara, por nga jeta e pajetuar, ditët bosh, emocionet e shurdhëta, pse jo? Nga dështimet e paprovuara. Ato nga të cilat gjithnjë mëson shumë.
Gjithçka ndryshon në jetë. Përveç esencës sonë.
Gjithçka ndodh, vjen dhe shkon.
Por ka disa pika fikse në mikro-universin tonë të veçantë:
Vetëbesimi juaj, nevoja juaj për të mësuar dhe për t’u emocionuar.
Dashuria, respekti, dinjiteti dhe nevoja për të kultivuar rritjen personale duhet të jenë shtylla thelbësore në ditët tuaja.
Ndodh që nganjëherë sakrifikojmë gjithë këtë për t’i dhënë prioritet diçkaje tjetër. Për nevojat e të tjerëve, për një partner. Ne e bëjmë deri në pikën e harresës.
Edhe pse ndjenjat justifikojnë aq shumë, ato nuk mund ta justifikojnë mungesën e ekuilibrit, dashurisë për veten.
Kur humbim aftësinë për t’u emocionuar, kur ditët janë të shënuara nga shqetësimet dhe pakënaqësitë, jeta jonë ka ndalur së ecuri përpara.
Pesha e akumuluar gjeneron vuajtje. Prandaj është e nevojshme të marrim frymë. Të relativizojmë gjithçka që shtyp, që na shtrëngon.
Zinxhiri duhet të thyhet, nëse është e nevojshme.
Çelësi për të pranuar ndryshimet me mençuri:
Ju jeni prioritet, protagonist i jetës suaj dhe ju jeni të rëndësishëm në botën tuaj. Mos u frenoni prej frikërave ose moskuptimeve, sepse në afat të gjatë do të vijë zhgënjimi, vajtimi për një jetë të pajetuar.
Kurrë mos ndaloni së kujdesuri për atë “fëmijë të brendshëm”. Duhet të gëzoheni për veten tuaj dhe për jetën, të jeni spontanë, madje edhe në urtësinë që keni marrë. Gëzoni gjëra të thjeshta, dashuri, përvojë, sfida.
Mos u ankoroni në gabimet e së kaluarës ose të ushqeheni me nostalgji, jeta nuk pret për ata që ndalen në errësirën e tyre.
Jeta kërkon dritën dhe lirinë e saj, ju lejon të rriteni me optimizëm, me shpresë dhe thjeshtësi. / bota.al