Mistere

Në kërkim të Graalit të Shenjtë

Kërkimi për Kupën e Shenjtë i ka fiksuar të gjithë, nga poetët mesjetarë tek kalorësit e kryqëzatave, deri tek kishtarët modernë, historianët, arkeologët, regjisorët, romancierët dhe liderët nazistë. SI ka lindur legjenda? Dhe një listë e vendeve ku mund të gjendet

Në variantin më popullor të rrëfimit, Graali i Shenjtë është kupa e përdorur nga Jezusi gjatë Darkës së Fundit, dhe që më vonë u përdor si një enë për të mbledhur gjakun e tij. Ai mesa duket u kontrabandua nga Toka e Shenjtë dhe përmes Evropës në Britani. Pavarësisht nga një seri kujdestarësh misterioze, duke përfshirë urdhrin ‘Fisher King’ dhe Kalorësit Templarë, në një farë pike kupa u zhduk.

Objekti i shenjtë prej argjenti u përzje me legjendat e tjera, me fuqi mitologjike, dhe u pronësua nga teoricienët e konspiracionit dhe demagogët. Pat Kinsella ndan disa fakte nga fiksionet e bollshme që vazhdojnë të zhvillohen edhe sot e kësaj dite, rreth këtij relikti të pakapshëm…

Lindja e një legjende: Prej nga vjen Kupa e Shenjtë? Dhe çfarë mund të jetë?

Reliket e shenjta, që pretendohet se e kanë origjinën nga jeta tokësore e Jezusit, janë simbolet e përbashkëta në të gjithë botën katolike – me kisha të ndryshme që mëtojnë se ruajnë çdo gjë nga Lafsha e Shenjtë (nga rrethprerja e Jezusit), deri tek gozhdët e përdorur gjatë kryqëzimit të tij. Suveniri më elmbamatik dhe më i kërkuarm mbetet e pagjetshmja Kupa e Shenjtë.

Fiksimi i vazhdueshëm pas saj, është ushqyer nga fakti se format, vendndodhja dhe ekzistenca e saj mbeten një enigmë e plotë. Besohet gjerësisht, se ajo është përdorur gjatë Darkës së Fundit dhe më pas nga Jozefi i Arimateas për të mbledhur gjakun e Krishtit, kur romakët e shpuan me një shtizë gjatë kryqëzimit.

Megjithatë, disa piktura e përshkruajnë enën si një tas apo një pjatë, ose madje edhe si mitrën e Maria Magdalenës – në një skenar, ku ajo mban pasardhësit e Jezusit. Kupa e Shenjtë e Darkës së Fundit, përmendet në Ungjillin e Mateut, Markut dhe Lukës (të cilat historianët besojnë së janë shkruar në vitet 80-100, por duhej të kalonin 1.000 vjet të tjera që përralla e Graal-it të bëhej popullore, kur romantikët mesjetare filluan të shkruanin poezi, duke i ndërthurur me sagat arturiane.

Referenca e parë e njohur për Graalin, është bërë nga poeti francez Kreien de Trua në “Perseval, historia e Gralit”, një poemë e papërfunduar e shkruar diku midis viteve 1181-190. Nga vepra e tij ka mbetur një libër burimor, ndërsa puna origjinale mbetet një mister.

Ai tregonte se Persivali- një prej kalorësve të mbretit Artur – vizitoi mbretërinë e mbretit Fisher (i fundit në një linjë njerëzish të besuar për ruajtjen e Kupës). Atje, ai sheh disa objekte të çmuara, duke përfshirë një Graal – një enë të përpunuar nga e cila Mbreti hante.

Ndërsa për Graalin flitet më shumë se perzonashin kryesor në këtë poemë, ai frymëzoi shkrimtarë të tjerë për të zhvilluar konceptin. Në librin “Jozefi i Arimateas”, shkruar midis viteve 1191-1202, studiuesi francez Robert De Boro pretentonte se Kupa e Shenjtë është përdorur përdorur në Darkën e Fundit, si dhe Graalin e Shenjtë, një enë që përmbante gjakun e Jezusit. Jozefi nga Arimatea konsiderohet si një mbrojtës i Graalit, i pari i një linje të gjatë kujdestarësh, që do të përfshinte edhe Persivalin.

Në fillim të shekullit XIII-të, poeti gjerman Volfram von Ajsenbah e rrëfeu këtë histori në veprën “Parzival”, një poemë epike në të cilën heroi është në kërkim të Kupës së Shenjtë. Romancieri uellsian Peredur e vazhdoi këtë temë, por historia në fakt mori formën Ciklit të Vulgatave, një seri  legjendash arturiane, të shkruara në mënyrë anonime në shekullin XIII-të.

Dy shekuj më vonë, Sër Tomas Malori, i përktheu këto legjenda në anglisht në “Vdekja e Arturit dhe sagat” – veçanërisht për kërkimin e Graalit – kanë gëzuar shumë popullaritetit që në atë kohë, duke u ritreguar përmes një koleksioni ngjyrash nga tregimtarë si Vagner, Tenison apo dhe Monti Piton, Spilberg dhe Den Braun. Por a ka ndonjë fakt në mesin e të gjitha fantazive?

Gjurmët e Graalit: Për shekuj me radhë, hulumtuesit kanë ndjekur hijen e Graalit në të gjithë planetin

Edhe pse shumica e versioneve më të njohura të historisë, theksojnë në fund se kupa u transportua në Angli, gjuetarët e Graalit e kanë kërkuar reliken e shenjtë në të gjithë botën. Çdo element në tekstet e lashta, që është perceptuar si çelsi për zgjidhjen e misterit, është ndjekur me shumë kujdes, ndërsa teori të sforcuara, kanë çuar pasuesit e tyre në disa prej cepave më të vështira të botës.

Mbi 200 kisha dhe vende përreth globit pretendojnë se zotërojnë si Kupën ashtu edhe Graalin Shenjtë – me disa që kanë një besueshmëri më të madhe se të tjerët.

Duke pasur një relike gjysmë-bindëse ose një histori të mirë mrekullish, mund të gjenerohet një bum turistik, në të kundërt je jashtë loje. Teksa fiksimi i publikut me përrallën e Graalit tregon pak shenja rënieje, ai është shndërruar në një biznes të madh në të gjithë botën …

Bazilika e Shën Isidorit në Leon të Spanjës

Shtëpi e Kupës së Dona Urrakas, një kupë inoksi e identifikuar si Graali i Shenjtë nga studiuesit Margarita Torres dhe Hose Ortega Del Rio, në librin e tyre të vitit 2014 “Mbretërit e Graalit”. Kupa ka qenë në këtë bazilikë që nga shekulli i XI-të. Në fillim u çua në Kajro nga udhëtarët myslimanë. Më vonë iu dhurua një emiri në bregdetin spanjoll, që kishte ndihmuar viktimat e urisë në Egjipt, dhe në fund i kaloi mbretit Ferdinand I të Leonit, si një ofertë paqeje nga një sundimtar andaluzian. Të dhënat e karbonit, sugjerojnë se kupa është prodhuar midis viteve 200 P.E.S dhe 100 pas lindjes së Krishtit.

Katedralja e Shën Lorencos, Itali

Shtëpia e Kupës së Xhenoas, që dikur mendohej se ishte bërë prej smeraldi të pastër, ishte një konkurrent kryesor për të qenë Graali i Shenjtë, derisa u transportua në Paris pasi Napoleoni pushtoi Italinë, duke u rrikthyer e thyer, çka zbuloi së në fakt ‘smeraldi’ ishte qelq i gjelbër. Ky lajm do të kishte qenë tepër zhgënjues për ushtarët gjenovezë, të cilët dikur e quajtën objektivin e tyre kryesor, kur mposhtën maorët dhe plaçkitën Almerian në Spanjë pas një beteje të ashpër.

Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork

Shtëpia aktuale e Kupës së Antiokisë, një objekt prej argjendi dhe ari i stolisur më një kupë të dyfishtë. Ai u shpall si Kupa e Shenjtë, kur u gjet në Antioki të Turqi, pak para Luftës së Parë Botërore. Muzeu e ka përshkruar gjithnjë këtë pretendim si ‘ambicioz’, dhe relikeja kohët e fundit është cilësuar si një llambë dhe jo një kupë, që është prodhuar në shekullin VI-të  pas Krishtit.

Katedralja e Valencias, Spanjë

Kupa e Valencias, është vendosur në një kishëz të shenjtëruar. Për të është raportuar se u mor nga Shën Pjetri në Romë në shekullin I, dhe pastaj u dërgua në Hueska të Spanjës nga Shën Lorenci në shekullin III-të. Disa arkeologë spanjollë, thonë se kupa u prodhua nga një palestinez apo një egjiptian, ndërmjet shekullit IV P.E.S dhe shekullit I pas Lindjes së Krishtit.

Kupa e Jeruzalemit në Israel

Në shekullin e VII-të pas Krishtit, një murg i quajtur Gaulish Arkulf, tha se kishte parë një objekt, për të cilin ai besonte se ishte Kupa e Shenjtë, që përmbante brenda një qivur në një kishëz pranë Jeruzalemit, ndërmjet bazilikës së Golgotas dhe Martiriumit.

Ky është raporti më i hershëm i dorës së parë i njohur për Graalin pas kryqëzimit të Krishtit, dhe përmendja e vetme për kupën në Tokën e Shenjtë. Fati i kupës që ai e përshkroi,, është i panjohur. Ndërkohë ai pretendoi se Graali është fshehur së bashku me relikte të tjera të shenjta në kompleksin e madh nëntokësor të kanalizimeve të Jeruzalemit, nën Tempullin legjendar të Solomonit.

Mbi Albion: Mitet mbi Graalin janë ndërthurura sa me folklorin britanik por edhe rrëfenjat ndërkombëtare …

Pas kryqëzimit të Jezusit, për arsye që mbeten të paqarta (dhe të cilat mund t’i detyrohen më shumë motiveve politike dhe ekonomike sesa fakteve historike), historia e Graalit të Shenjtë u zhvendos shpejt nga Toka e Shenjtë, në truallin e gjelbër dhe të këndshëm të Anglisë.

Sipas legjendave që kanë qarkulluar për të paktën 800 vitet e fundit, rojtari i kupës, Jozefi nga Arimatea, mbërriti në Angli në shekullin I. Ai kaloi Somerset me varkë për të mbërritur në Glastonbury Tor, një ishull i njohur në mitologjinë arturiane si Avalon.

Nën këmbët e Ëearyall Hill, misionari i lodhur e groposi kupën në tokë, dhe e zuri gjumi. Në mëngjes, thotë historia, ai kishte lëshuar rrënjë dhe u rrit një shkurre orientale me gjemba, e njohur tashmë si Glastonbury Thorn. Jozefi vazhdoi vazhdoi rrugën për të gjetur Glastonbury Abbey, dhe konvertoi vendasit në të krishterë, me një sukses tronditëse.

Duke filluar nga viti 600 e në vijim, Anglia kishte një mbret të krishterë:Etelbertin. Ndërkohë Graali – që sipas disa rrëfimeve u varros në hyrje të botës së nëndheshme në Glastonbury – u ndërthur me mitet rreth Mbetit Artur, dhe kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët.

Të dhënat bashkëkohore nuk përmendin asgjë nga kjo, dhe historia vetëm u bë e famshme pas publikimit të poemës së çuditshme të Robert De Boro “Jozefi i Arimateas” në fund të shekullit XII-të. Zona mund të ketë qenë një vend i rëndësishëm për komunitetet para-kristiane, por Glastonbury Abbey u krijua thuajse me siguri nga britanikët në fillim të shekullit VII-të.

Megjithatë, tregime të tilla ishin pjesë e një marketingu të shkëlqyer për tërheqjen e pelegrinëve. Murgjit lokalë e miratuan me përzemërsisht këtë rrëfim, derisa Abbey u shpërbë në vitin 1539, gjatë Reformacion Anglez. Një shembull i hershëm i kësaj mund të shihet në vitin 1184, kur një zjarr shkatërroi shumicën e ndërtesave të manastirit në Glastonbury.

Disa vjet më vonë, në kohën kur “Jozefi i Arimateas” u botua, varrezat e Mbretit Artur dhe Mbretëreshës Zhinevra u zbuluan paprimtas. Pati një fulks të madh pelegrinësh, dhe për pasojë

edhe fondet e nevojshme për të rindërtuar Abbey.

Një histori e mirë:Nga poezitë mesjetare tek filmat moderne aksion, Graali i ka garantuar shekuj argëtimit. Për dy mijëvjeçarë, legjenda e Graalit të Shenjtë, është treguar dhe shtrembëruar nga imagjinata e poetëve, piktorëve, shkrimtarëve, komedianëve dhe rregjizorëve kinemqatografikë- deri në atë masëm saqë numri i vogël i fakteve të njohura, është bërë gjithnjë e më e vështira për t’u analizuar, si pasojë e një mali të madh me spekulime apo ideve thjesht artistike.

Historianët amatorë dhe autorët profesionistë, kanë shkuar jashtë kornizave, duke gjeneruar libra pseudo-historike, të maskuara si studime serioze. Në fakt, një sasi e madhe e dëshmish jobindëse dhe fantastike, janë raportuar si fakte për të mbështetur teoritë e diskutueshme. Për pasojë, historia e Graalit ka patur “jetën” e vet, e cila gjallon vazhdimisht në faqet e librave dhe internetit, dhe në ekranet e  televizioneve dhe kinemave, dhe secili brez konsumon një version të ri të tij.

Rikthim në qendër të vëmendjes: Ringjallja Viktoriane

Gjatë entuziazmit të thellë fetar të epokës viktoriane, mesjetarizmi ishte në qendër të vëmendjes, ndërsa vepra si “Vdekja e Arturit” e Malori, u ribotuan në mënyrë të vazhdueshme si pasojë e një publiku të uritur për tregimet e kalorësve dhe shpëtimin.

Kërkim për Graalin e Shenjtë, ishte një temë e përsëritur në të gjitha artet e epokës, por gjithçka e bazuar më tepër tek mitet mesjetare, sesa mbi faktet dhe ngjarjet historike të njohura. Piktorët filluan të përshkruajnë skena nga legjendat arturiane, veçanërisht anëtarët gjithnjë të sinqertë të Vëllazërisë Para-Rafaelite.

Kur porositi për të dekoruar ndërtesën e re të Universitetit të Oksfordit, themeluesi i Vëllazërisë Dante Gabriel Rosetti e përdori Kupën e Shenjtë si temën e tij qëndrore – duke i përcjelljë ndërgjegjësimin dhe interesin mbi këtë çështje, mendjeve pjellore të gjeneratave të ardhshme të dijetarëve. Kjo ishte një temë, së cilës Roseti do t‘i rikthehet vazhdimisht në pikturat e tij me bojëra uji.

Përgjatë disa dekadave, poeti i shquar i epokës, Alfred Lord Tenison (poet laureat për 40 vjet, gjatë mbretërimit të Viktorias), publikoi epikën “Idilet e Mbretit”, një cikël prej 12 poezish narrative, që ritregojnë legjendën e Mbretit Artur dhe Kalorësve të tij – duke përfshirë, natyrisht kërkimin për Graalin e Shenjtë.

Këto poezi jashtëzakonisht popullore, i ishin dedikuar princit të ndjerë Albert. Uilliam Morris, një prej figurave më të rëndësishme kulturore të epokës, talenti i të cilit shtrihet në çdo gjë, nga poezia në dizenjimi i të brendshmeve, ishte ndërkaq i interesuar tek sagat. Ai shkroi vargje për Kupën e Shenjtë, dhe bashkëpunoi me artistin para-rafaelit Eduard Byrn Xhons, për të prodhuar sixhade të mëdha që përshkruanin kërkimet për Graalin, dhe që ndereshin në muret e biznesmenëve të pasur të epokës industriale.

Stili i shekullit të XX-të: Kërkimi në ekran

Graali ka qenë subjekt i filmave, qëkur teknologjia e bëri të mundur, por shumica e njerëzve do të kujtojnë historinë e të paktën njërës nga tre interpretimet suksesshme kinematografike… “Excalibur” i vitit 1981, u drejtua nga Xhon Borman me protagonistë kryesorë Najxhëll Terri, Helen Mirren, Patrik Stjuart dhe Liam Nizën.

I zhanrit aksion dhe i mbushur me aventura dhe fantazi, filmi rrëfen historinë e Mbretit Artur, nga momenti që ai e tërheq shpatën nga guri, në kërkim të Graalit (nëpërmjet Zhinevrës dhe lidhjes së saj me Lanselotin). Filmi, në kontrast me pjesën dërrmuese të letërsisë mesjetare, ka Persivalin që e rifitoi Gralin për Arturin e sëmurë. Ky i fundit piu disa gllënjka prej tij dhe u shërua.

“Monty Python dhe Graali i Shenjtë” i vitit (1975), ishte përpjekja e parë Python Posse në filmat me metrazh të gjatë, dhe flet për fitoret dhe lavditë e shpejta dhe qesharake përmes sagave arturiane, me Graham Çapmanin në rolin kryesor. Ndërkohë kalorësit e pafat në kërkimin e Graalit të Shenjtë, përballen me sfida dhe rreziqe të ndryshme, madje edhe një lepur vrasës.

“Indiana Xhons dhe Kryqëzata e Fundit” i vitit 1989, i treti në serinë e suksesshme të filmave të Stiven Spielbergut, me protagonist kryesor Herrison Fordin, në rolin e një arkeologu aventurier, e sheh Indin në përpjekje për të shpëtuar të atin (Shon Konerin). Ai pastaj duhet të gjejë Kupën e Shenjtë, para se nazistët ta shtien në dorë, duke e përdorur për të arritur dominimin e botës. Duket një budallallëk? Ju mund befasoheni, sesa afër të vërtetës janë disa nga elementet e komplotit. / “Voyager” – Përgatiti: www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button