Nga Carlo Jean
Lajmërimi nga ana e Presidentit Donald Trump se dëshiron të arrijë një superioritet bërthamor, edhe duke shkelur tavanet e testatave dhe të vektorëve (raketa ndërkontinentale, nëndetëse raketalëshuese dhe bombardues strategjikë të parashikuar në Traktatin e Ri START të nënshkruar në 2010 dhe i vlefshëm deri në 2021) – respektivisht 1550 testata strategjike dhe 700 vektorë operativë – ka shkaktuar komente alarmuese si në Perëndim, ashtu edhe në Rusi. Për këtë të fundit është e kuptueshme. Barazia bërthamore strategjike me Shtetet e Bashkuara nuk është edhe aq e rëndësishme për sigurinë e Rusisë sesa për njohjen e statusit të saj si fuqi e madhe globale. Disa ekspertë kanë profetizuar se kërkimi nga ana e Shteteve të Bashkuara i superioritetit bërthamor do t’i hapte derën një luftë të re të ftohtë apo do të çonte deri drejt një lufte totale dhe dimri bërthamor. Komentatorë të tjerë e kanë trajtuar Trump deri si një të çmendur të rrezikshëm, duke i ururar largimin e tij të shpejtë nga pushteti për shpëtimin e Shteteve të Bashkuara dhe të njerëzimit. Deklaratat e Trump lidhur me kushtëzimin e impenjimit amerikan për sigurinë europiane kanë nxitur në Gjermani një debat rreth nevojës gjermane për t’u pajisur me një frikësues bërthamor kombëtar, të ngjashëm me atë që 1957 që solli në Gjermani, Francë dhe Itali projektin e frikësuesit bërthamor europian, i hedhur më pas në erë nga Gjenerali de Gaulle, i bindur se forca bërthamore mund të ishte vetëm kombëtare.
Në rastin e Trump bëhet fjalë për ekzagjerime. Një modernizim i konsiderueshëm i arsenalit bërthamor amerikan ishte vendosur tashmë nga Obama, përveçse i premtuar nga Presidenti i ri amerikan në fushatën elektorale. Është bërë e nevojshme për motive teknike, për shembull prej nevojës së modernizimit të të gjithë arsenalit bërthamor, duke përdorur teknologji të reja që ja trefishojnë fuqinë, pse jo edhe të zëvendësojnë periodikisht tritiumin e testatave dhe t’u verifikojnë qarqet elektronike. Modernizimi i parashikuar nga Obama nuk modifikonte “tavanët” e parashikuar nga START-i i Ri, të konsideruara më shumë se të mjaftueshëm nga Pentagoni për shkurajimin si të Rusisë, ashtu edhe të Kinës. Plani amerikan i administratës së kaluar kërkonte një shpenzim prej 400 miliard dollarësh brenda vitit 2026, domethënë me një rritje të konsiderueshme fondesh të dedikuar në bilancin e 2016, që shkojnë deri në 15 miliard dollarë. Disa ekspertë të pavarur dhe senatori John McCain…