Shkence

Në ndjekje të kometës. Fundi i udhëtimit

kometesNjë sondë evropiane i dha fund udhëtimit 10 vjeçar nëpër sistemin tonë diellor, duke u bërë mjeti i parë hapësinor që takohet me një kometë.
Sonda Rosetta e Agjencisë Evropiane të Hapësirës u fut në orët e para të ditës së sotme në orbitën e kometës 67P, rreth 100 kilometra larg sipërfaqes së saj. Sonda po udhëton në një orbitë mbi 400 milionë kilometra nga Toka.
Sonda Rosetta do të shoqërojë kometën 67P gjatë vitit të ardhshëm dhe do të studiojë veçoritë e saj në udhëtimin drejt diellit. Në nëntor, Rosetta do të lëshojë një sondë të vogël që do të zbresë në sipërfaqen e kometës 67P, në përpjekjen e parë për një kontakt me një kometë. Synimi është të zbulohen të fshehtat e krijimit të sistemit diellor duke studiuar mbetjet shkëmbore dhe të akullta që përbëjnë kometën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close