Thenie

“Ne rritemi duke i ndihmuar të tjerët të rriten me ne”. Disa thënie që do të shtyjnë edhe ty t’i ndihmosh të tjerët

“Të ndihmosh një person mund të mos e ndryshojë gjithë botën, por mund të ndryshojë botën e një personi”.

“Ne nuk mund ta ndihmojmë këdo, por kushdo mund ta ndihmojë dikë”.

“Ne rritemi duke i ndihmuar të tjerët të rriten me ne”.

“Ndihmoji njerëzit, edhe kur e di se ata mund të mos të të ndihmojnë edhe ty mbrapsht”.

“Vetëm duke dhënë do të jesh në gjendje të marrësh më shumë nga sa ke”.

“Suksesi nuk ka të bëjë me sa fiton në jetë, apo se sa arrin i vetëm. Ai ka të bëjë me atë që bën për të tjerët”.

“Lumturia e vërtetë nuk vjen duke arritur çdo gjë që do. Ajo vjen duke ndarë atë që ke me njerëzit që ia vlejnë”.

“Qëllimi ynë kryesor në jetë është t’i ndihmojmë të tjerët, por nëse nuk mundemi t’i ndihmojmë dot ata, të paktën nuk duhet t’i lëndojmë”.

“Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: Dhënësit dhe Marrësit. Marrësit mund të hanë më mirë, por Dhënësit flenë më rehat”.

“Njerëzit e fortë gjejnë kohë të ndihmojnë të tjerët, edhe nëse janë duke u përballur me vështirësitë e tyre”.

“Njerëzit që ndihmojnë njerëzit, janë ata që e bëjnë këtë botë një vend më të mirë”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button