“Ai është mashkulli që ndonjëherë nuk gjen vend si ku të ulet në dhomë, pasi vjen përherë i fundit në shtëpi. Zë një vend në një kolltuk, si një i moshuar, merr një gazetë dhe nis ta lexojë. Të dhimbset duke e parë ashtu, sepse babai yt është burri që të ka mësuar të ngasësh një biçikletë duke të mbajtur sediljen nga pas që të mos bije.
Është personi që ti kujtohesh të bësh foto në momentin e fundit gjatë ditëlindjes tënde, ndërkohë që ndonjëherë harron edhe ta urosh në ditëlindjet e tij. Mirëpo atij nuk i mbetet qejfi, sepse e di që nuk e ke bërë me qëllim të keq.
Duhet të dish që, ai burrë, në momentin që do të dalësh për herë të parë me një mashkull, nuk do të bëjë dot gjumë rehat derisa të vish në shtëpi. Ditën tjetër me siguri as që do të pyesë se si shkoi takimi, jo sepse nuk i intereson, por sepse ka frikë se mund të jesh gjendur mirë me dikë që nuk ka lidhje me ty.
Është ai mashkull që kur sheh foton e tij gjatë rinisë, të vjen keq që nuk e ke njohur në atë periudhë, ndërkohë që ishte si i çmendur pas mamasë tënde. Është ai mashkull që sa herë del me makinë, shpreson të bjerë shi për të të takuar rrugës e për të bërë shëtitje me ty. Babai yt është ai person që kur ktheheshe vonë, të bërtiste ndërkohë që përbrenda donte vetëm të të përqafonte.
Është ai mashkull që mund të zihet me këdo përgjatë gjithë jetës, por me ty do të dojë të bëjë paqe shumë shpejt, sepse ai të do siç nuk ka dashuruar asnjë në jetën e tij. Babai yt është ai person që kur të martohesh, do të bëjë sakrificën e fundit që jeta i kërkon: do të të shoqërojë në altar dhe do të jetë pas teje, edhe pasi të të lëshojë dorën…
Kujtohu, e dashur bija ime, se nëse ndonjëherë, kur të jesh më e rritur, do të kalosh një moment të vështirë dhe do të ndihesh vetëm apo nuk do të kesh asnjë pranë, ktheje kokën për të parë pas teje. Do të gjesh aty një person të vetëm. Babanë tënd”. – Riccardo Rossi