Shkence

Neandertalët nuk ishin aq budallenj sa dukeshin

Screen Shot 2016-04-14 at 09.03.21Nëse ju mendoni se Neandertalët ishin të trashë, është koha ta mendoni sërish. A duhet fajësuar për këtë shkenca? Rezulton se Neandertalët mund të mos ketë qenë aq inferiorë sa mendohet, në bazë të një analize të kryer nga studiuesja Paola Vila dhe bashkëautori Vil Robroks, arkeolog në Universitetin e Leidenit në Holandë.

“Dëshmi për inferioritetin e tij njohës thjesht nuk ka”- është shprehur Vila në një njoftim për shtyp. “Ne mendojmë se pikëpamja konvencionale mbi Neandertalët nuk është e vërtetë”. Artikulli i tyre u publikua në numrin e fundit të revistës PLOS ONE. Koncepti “Ai është një Neandertal…” dhe se të gjithë Neandertalët janë budallenj nuk është i vërtetë – edhe pse inteligjenca e tyre inferiore është pranuar gjerësisht.

Në fakt, shumica e njerëzve mendojnë se paraardhësit e ndritshëm të njerëzve modernë i çuan ata drejt zhdukjes, nuk është mbështetur nga dëshmi shkencore. Studiuesit vërejnë se disa nga konceptet e ruajtura në lidhje me Neandertalët krahasohen me ato mbi Homo Sapiensin e sotëm, dhe jo Homo Sapiensi që do të kishte qenë bashkëkohor me ta.

“Hulumtuesit i kanë krahasuar Neandertalët jo me bashkëkohësit e tyre në kontinente të tjera, por me trashëgimtarët e tyre”-shpjegon Vila. “Kjo është njëlloj si të krahasosh performancën e makinës Ford Model T, të përdorur gjerësisht në Amerikë dhe Evropë në fillimet e fundit të shekullit të kaluar, me rendimentin e një Ferrari të kohëve të sotme, dhe të arrish në përfundimin se Henri Ford ishte inferior ndaj Enco Ferrarit”.

Neandertalët lulëzuan në një hapësirë të madhe të Evropës dhe Azisë ndërmjet 350.000- 40.000 vjet më parë. Ata u zhdukën pasi paraardhësit tanë, një grup i njohur si “njerëzit modernë nga pikëpamja anatomike”, kaluan në Evropë nga Afrika./bota.al

Leave a Reply

Back to top button