Seria: 100 ditët që ndryshuan botën
Një ditë në nëntor 1915: dy diplomatë qëndrojnë në një tryezë të gjatë e të drunjtë, në një dhomë të fshehtë në Bagdad. Një hartë, një vizore dhe një laps përpara tyre. Të tre këta objekte do të shkaktojnë luftëra të pafund, do të shkaktojnë miliona të vdekur, do të destabilizojnë një rajon të tërë dhe madje do të hedhin farën e terrorizmit modern. Në këtë ditë, francezi Francois Georges-Picot dhe anglezi Mark Sykes ndajnë perandorinë otomane – dhe thyejnë një premtim. Si aleatë kundër trupave gjermane dhe turke, ata u kishin premtuar arabëve shtetin e tyre të pavarur pas Luftës së Parë Botërore.
Marrëveshja Sykes-Picot hyri në fuqi në nëntor 1916. Kufijtë që ajo krijon hedhin themelet për lindjen e Irakut. Por mënyra si u bënë këta kufij, nuk ka asgjë të bëjë me pavarësinë e premtuar të fiseve arabe. Rajone të lidhur etnikisht ndahen. Iraku lind vërtetë në vitin 1920, por ai nuk është shtet sovran. Britanikët rrëzojnë qeveritë që nuk i pëlqejnë atje, deri kur Sadam Huseini vjen në pushtet në vitin 1979. Vite të tërë tiranie të tmerrshme, tre luftëra të Gjirit dhe rrëzimi i Sadamit në vitin 2003 do i vinin vulën.
Lapsat e Sykes dhe Picot krijojnë justifikimin për pothuaj 100 vite luftë, persekutime dhe masakra në Lindjen e Mesme – si dhe për krijimin e dhjetëra organizatave terroriste. “Këta kufij kombëtarë artificialë kanë krijuar shumë konflikte me kalimin e dekadave”, thotë Henner Fuertig, ekspert i studimeve mbi Lindjen e Mesme./bota.al