Thenie

“Nëse beson në diçka të madhe, ke për të arritur diçka të madhe”. Thënie nga Katy Perry

“Pranimi është çelësi i të qenurit plotësisht i lirë”.

“Nëse beson në diçka të madhe, ke për të arritur diçka të madhe”.

“Unë mendoj se ti mund të arrish gjithçka, thjesht duhet të punosh shumë fort, sepse gjërat e mëdha nuk arrijnë lehtë”.

“Pas një stuhie, gjithmonë del një ylber”.

“Ndonjëherë jeta bëhet aq e vështirë, saqë nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të qeshësh me të”.

“Buzëqeshja është fuqia ime”.

“Ndoshta një arsye se pse të gjitha dyert të duken të mbyllura, është se duhet të hapësh atë të duhurën që të çon në një rrugë perfekte”.

“Ji vetvetja dhe kështu mund të jesh çdo gjë tjetër”.

“Është argëtuese të punosh fort, sepse mua më pëlqen kur arrij synimet që i vendos vetes”.

“Nëse ke një ëndërr, duhet të ndërmarrësh edhe rrugëtimin për ta bërë atë realitet”.

“Edhe unë kam kaluar nëpër kohë depressive dhe të errëta. Por ishin kohëra që më mësuan tejmase shumë për jetën”.

“Nëse e prezanton veten tënde me besim, mund të arrish çdo gjë që dëshiron”.

“Ti nuk ke pse të ndihesh si një person i padëshiruar. Ti je original. Askush s’mund të të zëvendësojë dhe e ardhmja ka për të ta treguar këtë gjë”.

“Shumë vajza përfshihen në marrëdhënie nga frika e të qenurit single dhe pastaj fillojnë të bëjnë kompromise, aq sa e humbasin identitetin e tyre. Mos e bëj këtë gjë”.

“Ndonjëherë të tjerët të pyesin se si je dhe ti u thua se je mirë, kur nuk je aspak mirë dhe nuk e di se si t’ia dalësh me problemet e tua, por e di edhe se ata nuk do të të kuptojnë gjithsesi”.

Leave a Reply

Back to top button