Disa nga thëniet më të bukura të John Lennon
“Çdo gjë do të shkojë mirë në fund. Nëse nuk shkon mirë, atëherë nuk është fundi”.
“Ne nuk mund ta ndihmojmë këdo, por kushdo mund ta ndihmojë dikë”.
“Jeta është ajo që të ndodh, ndërkohë që je tepër i zënë duke bërë plane të tjera”.
“Ti nuk ke nevojë për askënd të të thotë se kush je, apo çfarë je. Ti je ai që je”.
“Realiteti i lejon shumë gjëra imagjinatës…”.
“Nuk ka rëndësi se kë dashuron, ku dashuron, pse dashuron, kur dashuron, apo si dashuron. Rëndësi ka që ti dashuron”.
“Të jesh i sinqertë ndoshta nuk të siguron shumë shokë, por të siguron përherë ata më të mirët”.
“Nuk kam frikë nga vdekja, sepse nuk besoj tek ajo. Ajo është thjesht kalimi nga një makinë tek një tjetër”.
“Lumturia gjendet brenda teje, jo tek një person tjetër”.
“Kur isha 5 vjeç, mamaja më thoshte gjithmonë se lumturia ishte çelësi i jetës. Kur më pas shkova në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha, kur të rritesha, dhe përgjigja ime ishte: “I lumtur”. Më thanë se ndoshta nuk e kisha kuptuar detyrën, ndërsa unë ia ktheva se ndoshta ata nuk e kishin kuptuar jetën”.