Gjëja më e rëndë kur do dikë që nuk të do mbrapsht, është shpresa që ushqen brenda vetes se ai person një ditë do të kthehet e do të të dojë, ashtu siç ti e do atë. Kur dikush nuk është gati për ne, ne përpiqemi më tepër. Mundohemi të shfaqim më tepër nga vetja jonë për t’i bërë përshtypje personit tjetër, me shpresën se ata do të na duan. Mirëpo e vërteta është se, kur dikush nuk është gati për ty, atëherë vetëm për respektin që duhet të kesh për veten dhe vlerat që ti ke si person, atëherë lëre atë person të shkojë. Mos u kap pas tij/saj sikur të ishte i/e vetmi/vetmja mbi këtë tokë. Ti nuk meriton kaq pak në jetë. Ti meriton të duash dhe të të duan me të njëjtin intensitet, sepse kjo është një formë “shpërblimi” që ti e meriton për gjithçka që ofron nga vetja jote.
Mos e lejo refuzimin e atij personi të të demoralizojë, apo të të bëjë të ndihesh si i/e pavlerë. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Edhe ai person do të lëndohet një ditë, për këtë duhet të kesh siguri brenda vetes. Karma funksionon dhe një ditë edhe atij/asaj do t’i ndodhë e njëjta gjë. Do të lëndohet njësoj, ose ndoshta më shumë nga sa të lëndoi ty. Por derisa kjo të ndodhë, mos mendo asnjëherë se ti nuk ke vlera si person. Edhe nëse personi tjetër të thotë se do të jetë përherë aty për ty, por jo në mënyrën që ti do, mos prano. Ti je kaq i/e plotë si person, saqë nuk e meriton të të duan përgjysmë. Mos e prano këtë lloj dashurie të përgjysmuar, e cila nuk do të sigurojë gjë tjetër, veçse do të të lëndojë ty në fund…