Thenie

“Nëse dikush të pëlqen vërtet, do të qëndrojë me ty”. Thënie të veçanta nga shkrimtarja Jojo Moyes

“Të dhurohet vetëm një jetë. Është detyra jote ta jetosh në maksimum”.

“Disa gabime kanë më shumë pasoja se të tjerat. Ama nuk duhet ta lejosh asnjëherë që rezultati i një gabimi të përcaktojë se kush je ti. Vetëm ti e ke mundësinë ta bësh këtë gjë”.

“Nuk do të pendohem asnjëherë për gjërat që kam bërë. Kjo sepse në shumicën e ditëve, gjithçka që të mbetet, janë vendet nëkujtesë me zgjedhjet e së shkuarës”.

“Ti mundet të ndihmosh vetëm dikë që të lejon që ta ndihmosh”.

“Jeto me guxim. Nxite veten. Mos u pendo. Thjesht jeto mirë. Thjesht jeto”.

“Mënyra e vetme për të shmangur që të tjerët të të lënë pas, është të vazhdosh të ecësh”.

“Nëse dikush të pëlqen, do të qëndrojë me ty. Nëse nuk tëpëlqen mjaftueshëm sa për të qëndruar me ty, nuk ia vlejnë tëqëndrojnë me ty gjithsesi”.

“Jam menduar përherë për gjërat që më bëjnë të lumtur dhe për gjërat që dëshiroj të bëj. Më vonë kuptova se duhet të bëja njëpunë, me të cilën t’i realizoja të dyja synimet e mësipërme”.

“Duhet të jetosh në mënyrë të tillë që të kesh diçka për tëshkruar”.

“Vjen një moment kur e kupton përbrenda që diçka nuk po funksionon, ose nuk është aq mirë sa duhet. Nëse ka diçka qëkam mësuar me kalimin e viteve, është se nuk jam penduar asnjëherë për gjërat që kam kaluar, jam penduar vetëm për gjërat që nuk kam bërë”.

Back to top button